E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekipi më i shtrenjtë i Evropianit

Uebfaqja gjermane Transfermarkt.de në bazë të shënimeve të saj ka publikuar një formacion të plotë me futbollistët më të shtrenjtë për nga vlera që do të paraqiten në Euro 2012.

Në formacionin 4-4-2, skuadra përbëhet nga: Casillas – Ramos, Pepe, Pique, Lahm – Nani, Fabregas, Iniesta, Ronaldo – Rooney, Van Persie. Siç shihni skuadra përbëhet nga pesë futbollistë spanjoll, tre portugez dhe nga një gjerman, anglez dhe holandez.

Kjo mega-skuadër besohet se vlen rreth 519 milionë euro. Sa për informatë shtesë, komplet ekipi i Spanjës (23 futbollistë) arrin vlerën e 658 milionë eurosh. Nuk është për tu çuditur që Spanja, me një vlerë kaq të lartë të futbollistëve është aktualisht kampione në fuqi e Evropës dhe botës si dhe konsiderohet si një prej kandidatëve kryesor për triumf në Euro 2012.

Spanja gjendet në Grupin C me Italinë, Kroacinë dhe Republikën e Irlandës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›