E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eklipsi diellor ne Australi

Për dy minuta pjesë të Queensland në Australi u errësuan, kur Hëna kaloi midis Tokës dhe Diellit.
Shfaqja, që ndodhi në orët e para të së mërkurës, u pa direkt nga miliona persona.
Një eklips i pjesshëm u pa në pjesë të tjera të rajonit, përfshi Zelandën e Re dhe Indonezinë lindore.
Vëzhguesit u mblodhën në pika të favorshme, në varka dhe balona me ajër të nxehtë, për të pare këtë fenomen të rrallë.
Ekzistonte frika se moti me re nuk do te lejonte te shihej eklipsi, por retë u shpërndanë pak para se ai të niste, duke nxitur brohoritje nga turma, teksa i gjithë spektakli ishte gati për t’u ndjekur.
“Kishin një pamje të mrekullueshme, ishte e jashtëzakonshme”, thotë Terry Katell nga shoqata astronomike e Kuinslandit.
Eklipsi i radhës diellor pritet të ndodhë në mars 2015.
Ndërsa eklipsi i fundit diellor në Australi ishte në vitin 2002, fenomen i dukshëm në pjesën jugore të vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›