E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kine mbyllet kongresi i Partise Koministe

Mbyllet pa asnjë surprizë kongresi i 18 i partisë komuniste kineze. Pas ditë të tëra fjalimesh dhe retorikash, hapi i fundit i kongresit ishte zgjedhja e komitetit të ri qendror, që përcakton organizmin më të lartë vendimmarrë, dhe zgjedhja e komitetit te Përhershëm të Byrosë Politike me nëntë anëtarë. Gjithashtu u miratua rishikimi i kapitujve të teorisë së presidentit Hu Jintao për një zhvillim të qëndrueshëm e të barabarte. Raporti i Hu, paralajmëronte se korrupsioni kërkon sundimin e partisë dhe shtetit, por gjithashtu thotë se partia duhet të qëndrojë në krye, ndërsa përballet me trazirat sociale.
“Ne jemi të bindur se të gjitha vendimet dhe planet e miratuara dhe arritjet në këtë progres kanë një rëndësi të madhe dhe domethënie historike e do të luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e vendit”
Hu u kërkoi të gjithë anëtarëve të partisë të demostrojnë unitet për të arritur objektivat e vendit.
Para nisjes së kongresit, 2270 delegatë hodhën votën pas dyerve të mbyllura në Pallatin e madh të popullit në Pekin për zgjedhjen e komitetit të ri, një këshill me rreth 200 anëtarë.
Agjencia e lajmeve kineze Xinhua tha se zv/presidenti Xi Jinping, i cili do të pasoje Hu me postin e sekretarit të përgjitheshëm të partisë dhe zv/ Li Kekiang janë zgjedhur në komitetin qendror të partisë, ndërsa rezultati nuk është vënë asnjë herë në dyshim. Xi, një figurë jo shumë publike në Kine, pritej të zëvendësonte Jintao, fillimist si kryetar partie dhe më pas si president në mars te 2013, që kur parlamenti u mblodh për session vjetor në muajin mars.
Kongresi i partisë kineze mbahet 1 herë në 10 vjet.
E ardhmja e drejtimit të partisë shihet me shumë vëmendje në të gjithë botën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›