SHBA ushtari perballet me denim me vdekje
Ushtari amerikan që akuzohet për vrasjen e 16 civileve afganë, mund të përballet me dënim me vdekje.
Kjo ishte masa e kërkuar nga akuza, në një gjykatë ushtarake amerikane, e cila po gjykon krimet e kryera nga rreshteri Robert Bales.
Prokurorët thonë se rreshteri Robert Bales ka kryer “krime të neveritshme”. Prokurorët i bënë argumentet e tyre përfundimtare pas një jave të paraqitjes së dëshmive në seancat dëgjimore.
Një avokat i Bales tha se nuk ka pasur informata të mjaftueshme për të çuar rastin në një gjykatë ushtarake.
Sipas të dhënave paraprake, në një sulm të pajustifikuar, Bales hapi zjarr mbi popullsinë civile pranë një baze amerikane në Afganistan, në mars 2012, duke shkaktuar një masakër që ngjalli një tërbim të vërtetë popullor dhe protesta të dhunshme ndaj pushtimit amerikan.
Bales përballet me 16 akuza të shkallës së parë për vrasje, gjashtë të tjera për tentativë vrasje si dhe akuzën e përdorimit të substancave narkotike dhe alkoolit gjatë kryerjes së detyrës.