Promovohet libri “Karl Marksi nga shkenca në Utopi”
TIRANE - Promovohet libri me titull “Karl Marksi nga shkenca në Utopi”, me autor Prof. Dr. Aristotel Pano. Libri kritikon doktrinën e Karl Marksit, lidhur me utopinë e realizimit të saj.
Profesor Pano, si një nga njerëzit më të shquar të meditimit bashkëkohor ekonomik, nëpërmjet këtij libri ka mundësi të shprehë botërisht atë që ishte e ndaluar në regjimin e diktaturës shqiptare.
“Unë nuk guxova kurrë në atë periudhë të paraqes diçka, një punim që paraqitet sot. Marksi argumentoi, sipas tij, domosdoshmërinë dhe pashmangshmërinë e shembjes së kapitalizmit. Në një periudhë gati 200-vjeçare kapitalizmi jo vetëm që nuk u shemb në botë, por përparoi. Varfërimi absolut që ai parashikoi nuk u vërtetua.”,- deklaroi z.Pano.
Botimi i këtij libri është bërë i mundur në sajë të financimit nga Banka Credins. I pranishëm në këtë event, drejtori i Bankës Credins, Artan Santo, ish-nxënës i profesor Panos shprehu vlerësimet për këtë libër.
“Kur askush as nuk donte të mendonte, ai fliste për kapitalizmin. Më tepër se kaq është shumë të them, pasi është shumë e rëndësishme se të gjithë ne, në njëfarë mënyre, sidomos në vitet e fundit të diktaturës, filluam të konceptonim atë çka Marksi në utopinë e tij nuk mund të realizonte dot atë që ne mendonim se mund të realizohej”- deklaroi z.Santo.
Në promovimin e librit morën pjesë një serë figurash të njohura akademike, si dhe kontribues në fushën e ekonomisë.
(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Promovohet libri “Karl Marksi nga shkenca në Utopi”