E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia sekuestron 157.5 kg mariuane

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 157.5 kg mariuanë dhe ka shpallur në kërkim katër persona. Operacioni i policisë është zhvilluar mëngjesin e së dielës në afërsi të fshatit Lazarat ku katër shtetasit po lëviznin në drejtim të malit të Sopotit të cilët po transportonin lëndë narkotike. Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve iu kanë bërë thirrje të ndalojnë  , por të katër shtetasit kanë braktisur çantat  me lëndë narkotike  dhe janë larguar  në dejtim të fshatit Lazarat duke përfituar edhe nga errësira dhe terreni i thyer. Grupi hetimor në vendngjarje ka konstatuar  katër çanta të mëdha shpine ku brenda tyre kishte 75 pako të mbështjella me letër natriban , gjithësej 157.5 kg mariuanë. Policia ka bërë të mundur identifikimin e transportuesve te drogës ku dy prej tyre janë nga fshati Lazarat dhe dy janë nga Delvina. Të katër këta shtetas janë persona me precedent kriminal në fushën e trafikut të lëndëve narkotike. Ndërsa vijon puna për kapjen e transportuesve të drogës. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›