E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eksploziv ujesjellesit ne fshatin Rrjoll

Dëmtohet me lëndë eksplozive tubacioni kryesor i ujësjellësit të Rrjollit në Malësi të Madhe duke lënë pa ujë të pijshëm 50 mijë banorët e këtij rrethi. Sipas informacioneve ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth mesnatës kur persona të paidentifikuar kanë vendosur lëndën eksplozive në tubacionin e këtij ujësjellësi i cili ndodhet në fshatin Rrjoll të Komunës Shkrel të Rrethit Malësi e Madhe. Forcat policore janë drejtuar drejt vendit të ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen dhe identifikimin e autorëve. Sipas drejtuesve të Ujësjellësit dëmi është shumë i madh pasi nga shpërthimi është dëmtuar tubacioni kryesor që furnizon fshtarat e Malësisë së Madhe. Marrja e informacionit nga kjo zonë është e vështirë pasi ndodhet në thellësi të bjeshkës në vendin e quajtur Kodra Cukaj. Nuk dihen arsyet që të kenë çuan autorët drejt këtij veprimi i cili shkakton një dëm të madh në këtë zonë sidomos tani kur temperaturat janë vazhdimisht në rritje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›