Eko-politika e Marti Ahtisaarit dhe eko-muzika e Sibelius
Deklarata e Ahtisarit se “Për Serbinë s’ka BE pa e njohur Kosovën, le të shkojë në Rusi, publikuar e publikuar 28.07.201, më tërhoqi vëmendjen për të shkruar për këtë politikan të madh të shekullit 21, për kulturën prej nga vjen, dhe për një prej përfaqësuesve të artit finlandez siç është kompozitori i madh Jan Suibelius. Duket qartë se Sibelius dhe Ahtisaari kanë elementë të përbashkët të personalitetit të tyre, arketipin e tyre, kryemodelin finlandez, të bazuar në Eko, elementët e natyrës, qetësisë, por edhe përpjekjet e mëdha për të ruajtur kulturën dhe identitetin finlandez, paqen dhe tolerance nga eskspansione kulturore-politike dhe pushtime të ndryshme në histori.
Askush më mirë se finlandezët nuk e kuptojnë “Ekspansion kulturorë dhe politik rus”, mbasi e kanë patur dhe e kanë tek dera e shtëpisë në të gjithë historinë dhe qenien e tyre. Edhe në politikë edhe në muzikë finlandezët gjithmonë kanë luftuar për të krijuar identitetin e tyre dhe të mos ndikohen nga kultura dhe politika ruse e çfarëdo lloji. Falë marrëveshjes së Jaltës dhe mbështetjes të forcave aleate SHBA, mbas luftës së dytë botërore, Finlanda nuk ra nën thundrën bolshevike ruse. Ky ishte një fat i madh për kulturën tipike finlandeze, për Iskelmën, këngën që është krejt e veçantë. Duket veçantia e artit finlandez në muzikë dhe pikturë, e mbi të gjitha mbi jetën shpirtërore, politike, demokracinë dhe ekonominë. Sikur Finlanda të binte nën thundrën ruse, ekonomia e saj nuk do të ishte ajo që është sot, një prej vendeve që kriza globale nuk ka shkaktuar asnjë dëm ekonomik, falë politikës së qeverisë finlandeze dhe mbi të gjitha natyrës së saj, Eko, pyjeve dhe klimës e cila ka një ndikim të madh në mendjen finlandeze dhe në të gjithë botën shpirtërore dhe shoqërore. Pozita gjeografike, natyra dhe kultura i bën finlandezët një popull dhe kulturë e veçantë e cila i ka shpëtue pushtimeve të ndryshme. Në këtë kontekst natyra, Ekoja, lot rol edhe në formimin dhe gjendjen shpirtërore të njeriut, të kulturës. Pikërisht ky kontekst kulturorë dhe natyrorë, bëri që Ahtisari të përzgjidhet si negociator i çështjeve shumë të ndërlikura të Ballkanit. I pandikuem nga ana fetare, historia, politika, por i ndikuem nga eko-mendja, Ahtisari i la rajonit të Ballkanit një të ardhme të padiskutueshme drejt zhvillimit dhe demokracisë. Në formimin e tij ka edhe një nivel akademik të lartë, por kur e ka filluar karrierën politike në Finlandë, ka qenë mësues, por njeri i pa ndërlikuem, i qartë politikisht dhe shpirtërisht falë mendjes së tij eko dhe qetësisë personale. Ekosemiotika e ka bazën sot në Lituani, Finlandë dhe Letoni. Kujtoj këtu studiuesin e semiotikës së muzikës, finlandezin e famshëm Eeero Tarasti. Kjo fushë studion shenjën në formën eko, si pasojë e mendjes eko të këtyre kulturave. Edhe Ekopolitika bën që Ahtisari të ndërtojë me mendjen e tij dhe qëndrimin e tij një ekopolitikë dhe t’i shërbejë gjeopolitikës botërore. Qëndrimi i tij i fundit tregon qartë politikën largpamëse të këtij njeriu, i cili negocioi në favor të Kosovës stabilitetit rajonal, dhe të së drejtës ndërkombëtare, njerëzore dhe asaj eko, e drejta natyrale. E drejta natyrale krijon edhe politika natyrale dhe shtete natyrale sic është Kosova, Shqipëria dhe shqiptarët kudo që janë, një gjeopolitikë eko. Prandaj vlerësohet maksimalisht qëndrimi i fundit i Ahtisarit, që edhe pse nuk është qëndrim zyrtar, ai mbetet një person me ndikim të madh në qarqet ndërkombëtare. “Serbia nuk duhet lejuar të hyjë në BE gjithnjë derisa nuk e njeh Kosovën dhe as duhet ofruar kurrfarë favoresh, ka deklaruar Martti Ahtisaari, fituesi i çmimit Nobel për paqe, i cili ka qenë edhe i dërguar i OKB-së për çështjen e statusit të Kosovës. “Serbinë nuk do ta lejoja të hyjë në BE derisa nuk e njeh Kosovën. Serbia që moti e ka humbur të drejtën në Kosovën. Ajo me vite të tëra është sjellë keq ndaj kosovarëve”, tha Ahtisaari nga selia e institutit për paqe Crisis Management Initiative. “Besoj se së shpejti edhe shteti i 100-të do ta njohë Kosovën”, theksoi ai. “Vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, e kanë trimëruar Serbinë në përpjekjet e saj, por jam i bindur se kjo do të ndërrojë së shpejti”, tha ish presidenti i Finlandës. “Nëse duan në Rusi, le të shkojnë atje. Kurrfarë lëshimesh pe nuk janë të pranueshme, as në B.H as tjetërkund”, thekson Ahtisaari. Deklarata e tij nuk është pjesë zyrtare e politikës finlandeze, por diplomatët theksojnë se Ahtisaari ka ndikim të madh në politikën ndërkombëtare.
Eko Muzika finlandeze e Jan Sibeliusit/Muzika e Sibelius është tipike finlandeze. Ajo prezaton mendjen eko finlandeze, kulturën dhe mbi të gjitha natyrën e Finlandës, pyjet e saja pa fund. Sibelius është një prej kompozitorë më të mëdhenj finlandez. Ai bën pjesë edhe përfaqësuesit më të mëdhenj të artit muzikorë botëror. E solla shembullin e Sibeliusit, këtij artisti të madh, se ai nëpërmjet artit të tij eko, ndërmjetësoi në krijimin e urave lidhëse nëpërmjet kulturës finlandeze dhe saj botërore. Muzika e tij edhe në këto ditë është një negociatore që lidh kultura dhe popujt. Ai ka luajtur një rol të madh pë krijimin e identitetit finlandez. Muzika folk finlandeze është e influencuar nga modet tradicionale Kareliane dhe lirika e metrit Kalevala. Në vitin 1890 nacionalizmi finlandez u bazua nga Kalevala, dhe Jean Sibelius u ba i famshëm për simfoninë e tij vokale Kullervo. Ashtu si muzika e Sibelius ndërmjetësoi në botën shpirtërore botërore nëpërmjet muzikës së tij Eko, pjesë e kulturës dhe mendjes finlandeze, ashtu edhe Ahtisari, do të ngelet në historinë politike botërore, si negociator, diplomat njeri i paqes dhe i demokracisë, pjesë e mendjes eko finlandeze. Kosova dhe shqiptarët kudo që janë duhet t’ia dinë për nder gjithmonë Marti Ahtisarit që me SH.B.A dhe komunitetin ndërkombëtarë i dhanë pavarësinë dhe lirinë.