E Diel, 1 Nëntor 2026

“Nuk kemi pse të shkojmë në variantin për të bllokuar gjithçka”

30-07-2012 / Gazeta 55

Reformat, flet deputeti socialist, Arben Malaj

Deputeti socialist Arben Malaj është shprehur se nuk ka më kohë për të humbur me reformat e Integrimit dhe përcolli mesazhin se s’kemi pse të shkojmë në variantin për të bllokuar gjithçka. Në një prononcim për mediat deputeti Malaj theksoi se faktin palët politike duhet të kishin gjetur një kompromis të plotë, megjithatë, në mungesë të këtij konsensusi s’mund të kalohet në logjikën e bllokimit. “Ne duhet të kishim disa diskutime për t’i adresuar problemet në një të vetëm dhe të arrijmë të plotë kompromisin, por nëse kjo nuk arrihet ne nuk kemi pse të shkojmë në variantin tjetër për të bllokuar gjithçka”, deklaroi Malaj.
Ndërkohë për qëndrimin e opozitës ndaj seancës plenare të datës 6 gusht deputeti Malaj u shpreh se partia Socialiste po diskuton për të arritur më të mirën: “është në një proces diskutimi me kolegë për të parë çfarë mund të bëjmë më mirë. Dhe ka një avantazh nëse ne e votojmë sepse i heqim kësaj qeverie çdo alibi. meqë nuk e votoi opozita, ne humbën statusin e vendit kandidat. E para ne duhet të bëjmë gjithçka për të fituar statusin. Por nga pikëpamja politike votimi ka një faktor pozitiv sepse ne do ti heqim gjithnjë e më shumë alibitë kësaj mazhorance”, deklaroi Malaj.
Në lidhje me aleancat e opozitës së majtë, pas largimit nga koalicioni i PDK dhe distancimit të partive të tjera të reja, “E para gjithnjë e më tepër opinioni publik pret të këtë një rotacion, dhe kjo s’do të thotë automatikisht se partia Socialiste të presë të ndodhë diçka për të sjellë atë në pushtet, sepse gjithë vizioni e gjithë aleancat janë një përgjegjësi e madhe dhe koha ecën më shpejtësi. nga shtatori në maj të 2013 koha është e shkurtër për të plotësuar të gjithë faktorët. Lidhur me largimin e partisë së zotin Ndoka dhe përplasjet brenda FRESH-it nuk i shërbejnë partisë Socialiste për të ardhur pushtet”, theksoi Malaj.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›