Ekonomi, nis rritja e cmimeve

Per pasoje, inflacioni per muajin e kaluar arriti ne 2.8 perqind nga 2.7 qe ishte ne shtator. Ndonese mesatarisht rritja eshte e vogel, ne disa produkte baze, e kryesisht tek ushqimet, ajo eshte e dukshme.
Sipas INSTAT, cmimet e grupit ushqimor dhe pijet alkoolike kane shenuar gjate ketij muaji nje rritje me 0.8 perqind dhe brenda ketij grupi rritja me e madhe e cmimeve me 5 perqind vihet re tek perimet dhe zarzavatet, te cilat reflektojne tashme edhe mbylljen e sezonit te prodhimit, duke i hequr mundesine shqiptareve per te perfituar edhe per disa kohe nga cmimet e lira.
Nderkohe, INSTAT veren se muajin e kaluar eshte vene re nje ulje me 1.5 perqind e cmimeve per transportin, e cila eshte shkaktuar si pasoje e uljes me 6 perqind te cmimit te naftes dhe me 4.6 perqind te atij te benzines.
Ulje cmimesh pati edhe ne fushen e komunikimit, ku tarifat e telefonise fikse jane ulur me 19.3 perqind dhe ato te telefonise celulare me 11.3 perqind.