E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekonomia 2010, Fullani shprehet optimist

Viti 2010 do të jetë më pozitiv për ekonominë tonë ka deklaruar guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani në forumin e 4 të Bankës së Shqipërisë me sistemin bankar. Sipas Fullanit pritet që të ketë rritje të depozitave si dhe qëndrueshmëri e kursit të këmbimit.
Ndërkohë që theksin gjatë fjalës së tij guvernatori e vuri edhe tek pakënaqësitë e klientëve për shkak të detyrimeve mjaft të larta. Fullani i kërkoi bankave që të jenë më aktive dhe të përmirësojnë situatën.
Guvernatori ripërsëriti që ekonomia jonë ka nevojë që të financohet në mënyrë që të ketë një zhvillim sa më të qëndrueshëm ekonomik.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›