E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekonomia 2011

Viti 2010 nisi i vështirë dhe me shumë të panjohura për ekonominë, pasi në fundin e vitit parardhës vendi kishte hyrë zyrtarisht në recesion, me një tkurrje të ekonomisë me 0.8 për qind.

Papunësia, që për shumë vite kishte shënuar vetëm rënie, filloi të rritej dhe në tremujorin e parë të vitit arriti, sipas shifrave zyrtarez në13.83 për qind.

Qytetarët që po përballeshin me rënien e të ardhurave, dhe të ndodhur edhe nën efektin psikologjik të krizës, kishin tkurrur blerjet dhe parashikimet nuk ishin optimiste.

“Kontributi i konsumit në rritjen ekonomike do jetë i ulët edhe gjatë 2-3 mujorëve të ardhshëm”, deklaroi më 24 shkurt guvernatorit i BSH, Ardian Fullani.

I vetmi  tregues që shfaqte shenja rigjalllërimi ishin eksportet, të cilat pas rënies së fortë në 2009, në muajt e parë po shënonin rritje 60-70 për qind.

Aq entuziaste ishin këto shifra, sa kryeministri i reklamonte hërë pas here nga celulari i tij, pa pritur botimin zyrtar.

Por, heshtur, një kërcënimi i ri po ngrinte krye. Ishte borxhi, të cilin qeveria edhe pse ishte në zgjedhje e rriti deri në kufirin maksimal 59.7 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto, që alarmoi FMN-në, që prej dy vitesh nuk kishte të njëjtin detyrim me qeverinë shqiptare, por misionarët e saj u shfaqën më shumë se një herë në disa media dhe konferenca për shtyp.

Zërave të FMN-së iu bashkua edhe opozita, e cila akuzonte qeverinë se po e zhyste vendin në kolaps financiar. “Në këtë rrugë na pret një fund edhe më i vështirë se sa ai i skenarit grek”, paralajmëroi kryetari i PS, Edi Rama.

Por qeveria dukej e vendosur në qëndrimin e saj dhe vazhdonte t’i shpërfillte paralajmërimet. “Të falenderojmë Zotin! Stabiliteti monetar ka qenë në parametrat më të mirë në rajon”, deklaronte atëherë ministri i Financave, Ridvan Bode.

Qeveria shpresonte në një rimëkëmbje të shpejtë të ekonomisë, e cila vonoi. Qveria mundohej të mbate me besim publikun. Në tremujorin e parë rritja ekonomike ishte vetëm 2 për qind, ndërsa në tremujorin e dytë 3 për qind dhe të ardhurat nga taksat vazhdonin të rudheshin.

Qeveria u detyrua të dorëzohej, duke pranuar se treguesit makroekonomikë ishin destabilizuar tashmë dhe se duhej një rishikim i buxhetit. “3.5 për qind do të ishte deficiti për këtë vit”, thoshte Bode.

Edhe pse viti po i afrohej fundit, ekonomia vazhdonte të rritej me ritme të ngadalta. Por shqetësimi ishte se cfarë do të ndodhte më pas.

A kishte hyrë Shqipëria në një fazë të zgjatur ngërci ekonomik, që mund të prekte dhe 2011-ën? “Ekonomia shqiptare do vijojë të karakterizohet nga prania e kapaciteteve të pashfrytëzuara”, tha guvernatori Fullani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›