Pakistan, vritet gazetari që shkroi për ushtrinë e Al Kaedës

Trupi i një gazetari pakistanez i cili ka shkruar rreth lidhjeve mes ushtrisë pakistaneze dhe Al Kaedës, është gjetur në pjesën juglindore të Islamabadit, dy ditë pasi ishte zhdukur.
Sied Salim Shahzad, ka punuar për një agjenci lajmesh italiane dhe për një faqe interneti të regjistruar në Hong Kong.
Ai kishte dalë nga shtëpia e tij më datën 29 maj që të marrë pjesë në një emision televiziv, mirëpo nuk kishte arritur asnjëherë në atë adresë.
Trupi i pajetë është gjetur në automjetin e tij në qytezën e Sarai Alamgir, rreth 150 kilometra në juglindje të kryeqytetit, Islamabad.
Sipas autoritetve në trupin e Shezadit ka pasur shenja dhune. Gazetari i ndjerë kishte deklaruar më herët se shërbimi i inteligjencës së Pakistanit ka planifikuar sulm hakmarrës kundër punës së tij si gazetar.