E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekonomia, Rama: Transparencë mbi gropën buxhetore dhe ekspertizë

edi ramaKryeministri i zgjedhur Edi Rama bëri të ditur se qeveria e tij do të nis rilindjen e ekonomisë shqiptare me bërjen e një transparence të plotë të borxheve të lëna nga qeveria në largim. Në një shkrim të publikuar dje në rrjetin social Facebook, Rama shkruan se këtë ekspertizë do ta realizojë një palë e tretë.
Deklarata
Edi Rama tha se transparenca e buxhetit do të nisë menjëherë sapo qeveria e re të nis nga puna. Rruga e rilindjes ekonomike të Shqipërisë nis nga nxjerrja në dritën e të vërtetës së gjendjes aktuale të financave shqiptare. Na duhet të dimë me saktësi një orë e më parë, sa e madhe është gropa e krijuar në buxhetin e shqiptarëve në këto vite politikash rrënuese, ekonomike e fiskale. E për këtë na duhet një analizë e thellë, objektive dhe e pavarur. Angazhimi ynë është ti drejtohemi një pale të tretë, me ekspertizë të padiskutueshme në rang ndërkombëtar. Ne po përgatitemi për ta bërë këtë me të nisur nga puna, shkruan Rama. Më tej, kryeministri i ardhshëm bëri publike disa prej pikave kryesore të projektit, i cili sipas Edi Ramës do të transformojë rrënjësisht sistemin e Raportimit Financiar të Sektorit Publik në vend. Sot(dje) dua të ndaj me ju në mënyrë të përmbledhur, piketat e projektit që do të transformojë rrënjësisht sistemin e Raportimit Financiar të Sektorit Publik në Shqipëri. Dhe do ta përgatisë Shqipërinë për të jetësuar standardet evropiane të kontabilitetit të sektorit publik, shkruan më tej, Edi Rama. Sipas tij, hapat në të cilat do të zhvillohet transparenca do të jetë verifikimi dhe analiza e situatës aktuale, e cila do të pasohet më tej nga reforma ligjore dhe administrative. Ndërkohë hapi i tretë do të jetë raportimi financiar sipas standardeve ndërkombëtare ndërsa hapi i katër auditivi i jashtëm i pasqyrave financiare të qeverisë.

Hapat mbi të cilat do të kryhet transparenca financiare

Buxheti Publik 2013

Entitetet Publike aktiviteti financiar

Reforma e raportimit financiar në sektorin publik

Verifikim dhe analizë (Hapi i I-rë)

Reforma ligjore dhe administrative (Hapi i II-të)

Raportimi financiar sipas standarteve ndërkombëtare (Hapi III-të)
Auditimi i jashtëm i pasqyrave financiare të qeverisë (Hapi i IV-t)

Reforma të tjera të rëndësishme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›