Ekonomia amerikane drejt rimëkëmbjes së plotë

Shtëpia e Bardhë deklaroi ditën e premte se shifrat e punësimit, të publikuara, shfaqin shenja inkurajuese për një vazhdim të rimëkëmbjes ekonomike të vendit, pavarësisht reagimit negativ të bursave.
"Ulja e normës së papunësisë dhe rritja e numrit të të punësuarve në sektorin privat janë dukshëm disa shenja inkurajuese për vazhdimin e rimëkëmbjes", deklaroi Christina Romer, kryekëshilltarja e presidentit amerikan, Barack Obama për çështjet Ekonomike, duke vënë theksin mbi nevojë për vigjilencë. Ekonomia amerikane ka krijuar rreth 431 mijë vende pune shtesë se ato që ka humbur gjatë muajit maj, por analistët prisnin një shifër lehtësisht më të përmirësuar se kjo, duke u shprehur se duhet të ishin krijuar rreth gjysmë milioni vende të reja pune. Direkt pas deklaratës së këshilltares së tij edhe presidenti amerikan është shprehur shumë i kënaqur për nivelin e rritjes së shifrave të punësimit në SHBA. Gjithashtu presidenti amerikan ka përshëndetur rritjen ekonomike të shumë kompanive vendase.