E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rriten aksionet e stoqeve amerikane

Stoqet amerikane u rritën të enjten, të udhëhequra nga rritja në orët e fundit të tregtisë të aksioneve teknologjike, pasi investitorët presin një raport të mirë mbi nivelin e papunësisë, që publikohet të premten. Sidoqoftë, raporti i tregtimit ishte i ulët,

përpara publikimit të shifrave të punësimit në sektorin jobujqësor që pritet. Aksionet teknologjike, mes përfituesve më të mëdhenj të mëkëmbjes ekonomike, e udhëhoqën këtë rritje, me indeksin e gjysmëpërçuesve SOXX të Filadelfias që u rrit 1,2 për qind. Microsoft fitoi 1,5 për qind, pasi shefi i saj ekzekutiv Steve Ballmer deklaroi se kompania do të vazhdojë të lulëzojë, megjithëse tranzicioni nga kompjuterët personalë tek pajisje të tjera përbën një tronditje potenciale. Indeksi mesatar industrial Dow Jones u rrit 0,06 për qind, indeksi S&P 500 u rrit 0,41 për qind, dhe indeksi i përbërë Nasdaq u rrit 0,96 për qind.

Blerësit nga SHBA rrisin të ardhurat në eurozonë
Tregjet financiare evropiane janë mbyllur në rritje të lehtë, vetëm në orët e fundit të tregtisë, pas publikimit të të dhënave mbi porositë për shtëpi në SHBA, që rritën shpresat për rimëkëmbjen e ekonomisë më të madhe në botë. Gjithashtu edhe sektori farmaceutik performoi mjaft mirë gjatë sesionit të sotëm. Edhe kompania British Petroleum, iu rikthye fitimeve në rritje me 0,3%, e ndihmuar nga blerja e interesave të saj nga disa hedge funds. Sektori farmaceutik realizoi dhe performancën më të mirë për ditën e sotme me GlaxoSmithKline, AstraZeneca, Sanofi-Aventis dhe Novartis që u rritën nga 0.3 deri në 1.2%. Investitorët vazhdojnë të jenë të shqetësuar mbi faktin se problemi i borxheve të larta të eurozonës, nuk është zgjidhur ende dhe ky fakt do ta mbajë të varur tregun e kapitaleve derisa të merret një vendim më i arsyeshëm, shprehet Koen de Leus, ekonomist në institutin financiar KBC. Ndërkohë aksionet në SHBA kanë zgjeruar fitimet dhe indekset kryesore janë rritur me më tepër se 1%. Të dhënat e publikuara treguan se porositë për shtëpi u rritën në nivelin më të lartë në 6 muajt e fundit, duke tejlakuar edhe parashikimet e analistëve. 

Raporti euro-dollarë, në nivelin më të ulët
Monedha e përbashkët evropiane, euro ka rënë poshtë raportit 1.21 me dollarin amerikan, duke prekur sërish nivelin më të ulët 4 vjeçar. Rënia e vlerës së monedhës evropiane kionçidon edhe me rënien e të gjitha bursave evropiane ditën e djeshme. Rreth orës 19:30 të së premtes raporti Euro Dollar ishte 1,2050. Gjatë ditës së sotme monedha e përbashkët ra deri në nivelin 1,2037, niveli më i ulët që prej prillit të vitit 2006, pas deklarata së kryeministrit Francez, François Fillon, i cili u shpreh se nuk shikon lajme të mirë, në betejën siç e quajti ai midis euros dhe dollarit. Për ta përkeqësuar akoma edhe më shumë situatën e euros, erdhi dhe deklarata e zëdhënësit të qeverisë së Hungarisë, i cili u shpreh se edhe problemet e borxhit publik të vendit të tij, janë të ngjashme me ato të Greqisë. Ndërsa sipas zv/ presidentit të Hungarisë, Lajos Kosa, në 2010 deficiti real do të jetë mbi 7% të PBB. Gjatë pasdites tensioni në tregje u rrit edhe më tej, pas deklaratave të tregtarëve që shfaqën shqetësime mbi operacionet e derivateve të bankës, Societe Generale, por zyrtarë të kësaj banke i përgënjeshtruan këto zëra.

Last Updated on E Premte, 04 Qershor 2010 18:59

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›