Bllokimi i lejeve mban peng sektorin e ndërtimit
se prej rreth një viti nuk është dhënë pothuajse asnjë leje ndërtimi në zonat ku edhe kërkesat për blere janë më të larta. Sipas të njëjtave burime mësohet një problem tjetër për biznesin e ndërtimit është mungesa e likuiditeteve, e cila detyron sektorin e ndërtimit të kryejë punimet me klering. Burimet bëjnë të ditur se 60-70 për qind e ndërtimeve në këtë sektor bëhen me krering. Ky proces sjell pasojat zinxhir jo vetëm në kompanitë e ndërtimit por edhe në ato që kryejnë punimet ndihmëse. Burime nga Dhoma e Tregtisë bëjnë të ditur se sektori i ndërtimit pohon së shitjet janë shumë pakta madje në pjesën me të madhe të rasteve edhe nën kosto. Nga ana tjetër efekti zinxhir cenon edhe të ardhurat në buxhet. Sipas zyrës së tatim-taksave mësohet se nga kompanitë ndërtuese nuk po derdhin tatime për shkak të paralizimit të punës. Kompanitë e ndërtimit ishin dhe një katalizator i mirë për zbutjen e fenomenit të papunësisë nëpër qytet kryesore të vendit, pasi ato angazhonin në punë një pjesë të mirë të krahut të lirë të punës. Por viti 2009 ka nisur me regres për këtë sektor i cili jo vetëm që nuk po bën më derdhjet e pritura në arkat e bashkive, por po shton edhe numrin e të papunëve të cilët po krijohen nga mbyllja e aktivitet të kompanive ndërtuese. Burimet bëjnë të ditur se edhe kompanitë e ndërtimit në rrethe janë përballur seriozisht me efektet e krizës, pasi shitjet u kanë rënë ndjeshëm dhe shumë subjekte janë bllokuar pasi nuk po shesin më shtëpi dhe lokale. Po kështu ndryshe nga vitet e mëparshme, këtë vit ka rënë ndjeshëm edhe kërkesa nga ana e emigrantëve për blerje apartamentesh ose lokalesh për qëllime biznesi. Në Bankës së Shqipërisë mësohet se investimet në sektorin e ndërtimit janë shënuar një rënie prej 64 për qind. Sipas të njëjtave burime mësohet se për tregun e banesave, situata bëhet edhe më e vështirë po ti shtosh këtu edhe problemin e rënies së kredi-dhënies për pasuritë e paluajtshme, e cila ra në rreth 149.8 miliardë lekë.
Last Updated on E Premte, 04 Qershor 2010 18:59