Pheniani kundër Seulit dhe SHBA-së
"Rrezik i madhe për sigurinë e rajonit". Kështu janë cilësuar planet për ushtrime të përbashkëta ushtarake mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut nga një diplomat veri-korean, i cili është shprehur hapur kundër tyre.
Seuli dhe Washingtoni pohuan se stërvitja ushtarake që fillon të dielën, synon të shkurajojë Korenë e Veriut nga planet e mundshme për të ndërmarrë sulme kundër Koresë së Jugut.
Në mars të këtij viti 46 marinarë jug-koreanë humbën jetën pasi anija luftarake ku gjendeshin u sulmua me torpedo, çfarë shkaktoi dhe fundosjen e anijes. Hetimet ndërkombëtare dëshmuan se torpedoja ishte prodhim i Koresë së Veriut.
Të mërkurën, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione të reja kundër Koresë së Veriut. Deklarata e Clintonit u bë pas takimeve të nivelit të lartë, të zhvilluara në Seul.
Clinton dhe shefi i Pentagonit, Robert Gates, vizituan Korenë e Jugut, në shenjë mbështetjeje për Seulin, në kohën kur janë rritur tendosjet në Gadishullin e Koresë.
Clinton dhe Gates zhvilluan një vizitë të pazakontë edhe në zonën e demilitarizuar që ndan dy Koretë.
Dy zyrtarët amerikanë nderuan edhe 46 marinarët jug-koreanë që humbën jetën, si pasojë e fundosjes se luftanijes.