Programi grek s'po funksionon

Kancelarja Merkel Greqinë e cilëson si "rast të veçantë", andaj edhe thekson se atje fillimisht "duhet të qetësohet situata dhe të rifitohet besimi i tregjeve".
Po ashtu, Merkel pohon edhe atë se "vendet me borxh të madh duhet të reformohen edhe më shumë", dhe se "nuk ka kuptim që të premtojmë gjithmonë e më shumë para, po qe se nuk i luftojmë shkaqet e krizës".
Paralelisht, Berlini zyrtar vlerëson se raporti i Trojkës për ecurinë e programit të stabilitetit në Greqi nuk do të jetë gati deri në samitin e BE’së, që mbahet më 30 janar.
"Nuk pres që raporti i Trojkës të jetë i gatshëm para samitit të së hënës", deklaroi një zyrtar i lartë gjerman paka para samitit. Madje, sipas tij, si rezultat i kësaj, situata në Greqi nuk pritet të ketë vëmendjen kryesore në takimin e nivelit të lartë të Bashkimit Evropian.