Cameron kërkon 'masa të guximshme'

Gjatë fjalimit të tij në Forumin Botëror të Ekonomisë, në Davos, kryeministri Cameron deklaroi se udhëheqësit e Bashkimit Evropian duhet të ndërmarrin “masa të guximshme”, po qe se dëshirojnë që Evropa t’i tejkalojë problemet e saj ekonomike.
Cameron u tha pjesëmarrësve të Forumit në Davos se liderët evropianë duhet të dëshmojnë një “aftësi shumë më të mirë udhëheqjes”.
“Ngatërresat a aty-këtushme sigurish se nuk do t’i zgjidhin problemet”, nënvizoi mes tjerash Cameron, për të shtuar se “do të ishte çmenduri për Evropën në qoftë se e miraton një taksë shtesë në transaksione financiare”.
Konferenca në Davos po ndiqet nga më shumë se 2,600 pjesëmarrës, përfshirë këtu udhëheqës politikë dhe drejtues të kompanive botërore.
Kriza e borxheve në Eurozonë, por edhe ndikimi i saj global, janë temat dominonte të diskutimeve të sivjetme në Forumin e Davos.