E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cyrihu mbetet pa rrymë

Qyteti më i madh i Zvicrës, Cyrihu, të enjten, ka mbetur pa rrymë, ka raportuar portali i lajmeve 20min.ch.

Sipas këtij portali të lajmeve, Cyrihu i cili ka rreth 373 000 banorë, sot rreth orës 11:00 ka mbetur pa rrymë, duke shkaktuar kështu edhe ndalimin e tramvajeve, që ka sjell një kaos në trafik.

Ky portal ka përcjell edhe deklaratën e zëdhënësit të elektro kompanisë lokale, Hari Grafit, i cili ka pohuar që në Cyrih është shkaktuar ndërprerja e rrymës dhe se teknikët janë duke punuar në gjetjen dhe riparimin e defektit.

Po sipas këtij, portali, defekti ka mundur të riparohet pas dy orësh, kështu që qytetit, ka mundur t’i rikthehet rryma.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›