E Diel, 1 Nëntor 2026

Gates: 750 milionë dollarë ndihmë

Gjatë Forumit Botëror të Ekonomisë, që po mbahet në Davos, të Zvicrës, kryesuesi i kompanisë Microsoft, Bill Gates, premtoi se do të japë 750 milionë dollarë për Fondin Global Kundër AIDS, Tuberkulozit dhe Malaries.

Patra pak ditësh, Fondi Global për Luftën kundër AIDS, Tuberkulozit dhe Malaries ka bërë të ditur se drejtori ekzekutiv organizatës, Michel Kazatchkine, është në prag të dhënies së dorëheqjes për shkak të kritikave “për keqpërdorim dhe zvogëlim të fondeve”.

Përndryshe, gjatë dhjetë viteve të ekzistencës së Fondit Kundër AIDS, Tuberkulozit dhe Malaries, Fondacioni Bill & Melinda Gates e ka ndihmuar atë me dhënien e donacioneve me vlerë prej mbi 650 milionë dollarësh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›