E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekonomia amerikane krijoi 200 000 vende pune në dhjetor

Lajmi bëhet i ditur nga “CNN”, i cili citon të dhënat zyrtare. Sipas analistëve, rritja ishte shumë më e madhe nga sa pritej pasi parashikimet më pozitive shkonin tek 150 000 vendet e reja të punës.

Norma e papunësisë ka rënë tashmë në 8.5 %, niveli më i ulët i papunësisë në afërsisht tre vjet, raporton Departamenti i Punës.

Vendet e reja të punës u hapën kryesisht në sektorët e shitjes me pakicë, prodhimit dhe magazinimit si dhe në sektorin e transportit e të kujdesit shëndetësor.

Përgjatë gjithë vitit 2011, ekonomia amerikane, kryesisht sektori privat,  krijoi 1.6 milionë vende të reja pune, çka e bën atë vitin më të mirë që prej vitit 2006. /Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-01-06 15:24
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›