E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekonomia botërore në recesion

 

Kriza globale financiare ka prekur edhe ekonominë e Britanisë së Madhe. Sipas mediave të huaja, aktualisht edhe ekonomia gjermane ndodhet në recesion. Edhe Shtetet e Bashkuara gjithashtu e kanë pohuar zyrtarisht recesionin. Së fundi ekonomisë botërore iu shtua edhe një lajm tjetër shqetësues. Britania e Madhe zyrtarisht pohon se është futur në recesion ekonomik. Kjo për herë të parë që nga viti 1991. Sipas të dhënave zyrtare nga Britania e Madhe, në çerekun e fundit të vitit nga tetori deri në dhjetor treguesit ekonomikë kanë rënë mjaft dukshëm, me 1,5 %, rezultati më i ulët ky që prej 30 vjetësh. Ekonomistët kishin parashikuar një rënie me 1,2%. Recesioni i fundit që kishte prekur Britaninë e madhe ishte ai i vitit 1991. Për këtë bëhet fjalë atëherë, kur ekonomia e një vendi për dy tremujorë me radhë ofron tregues ekonomikë me vlera minus.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›