ProCredit dhuron 100 pemë
ProCredit Bank i ka dhuruar Bashkisë Tiranë 100 pemë bliri dhe 20 kosha për mbeturina për akset kryesore të kryeqytetit. ProCredit Bank beson se nëpërmjet nismës “Një qytetar - Një pemë” ndihmon qytetarët e Tiranës për të pasur më shumë ambiente të gjelbërta, ndihmon në pastrimin e ajrit, uljen e ndotjeve dhe sëmundjeve respiratore. ProCredit Bank, si një partner i besueshëm i bashkohet kësaj nisme, duke vazhduar që të përkrah projekte të ndryshme në ndihmë të komunitetit. ProCredit Bank në vazhdimësi ka kontribuar në projekte në komunitet dhe në rritjen e hapësirave të gjelbërta. Gjithashtu, stafi i ProCredit Bank në mënyrë vullnetare është bërë pjesë e kësaj nisme dhe ka qenë sot i pranishëm në ceremoninë e mbjelljes së fidanëve.