E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekonomia dhe pasiguria për të ardhmen

Ngadalësimi i aktivitetit ekonomik dhe pasiguria
për të ardhmen, përballë kushteve ende të shtrënguara të kredidhënies nga ana e
bankave, kanë udhëhequr vendimet e agjentëve ekonomikë për të shtyrë planet e
investimeve dhe për të financuar më pak konsumin nëpërmjet huamarrjes

Nga Ardian
Fullani

Guvernatori
i Bankës së Shqipërisë

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, në
mbledhjen e tij të datës 27 janar 2010, mori në shqyrtim Deklaratën e Politikës
Monetare për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2009, ku analizoi në hollësi
ecurinë e treguesve ekonomikë dhe monetarë gjatë gjashtëmujorit të dytë të
vitit 2009, si dhe projeksionet makroekonomike dhe balancën e rreziqeve që
shoqërojnë ato për muajt në vazhdim. Në përfundim të kësaj analize, Këshilli
Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi: Të mbajë të pandryshuar, në nivelin
5.25 për qind, normën bazë të interesit të marrëveshjeve të riblerjes dhe të
anasjellta të riblerjes me afat maturimi njëjavor. Këshilli Mbikëqyrës
vlerëson se kjo normë interesi është në përputhje me synimin e Bankës së
Shqipërisë për mbajtjen e inflacionit afër nivelit objektiv për periudhën
afatmesme.

***

Ekonomia shqiptare la pas një vit të vështirë.
Kriza e thellë e ekonomisë botërore u ndje shpejt në Shqipëri, duke testuar
themelet e ekonomisë: stabilitetin financiar dhe ekuilibrat makroekonomikë.
Megjithatë, gjendja e mirë fillestare e ekonomisë sonë dhe reagimi i duhur i
politikave makroekonomike ndihmuan në përballimin me sukses të këtij testi.

Ekonomia shqiptare ka siguruar një rritje
ekonomike pozitive gjatë tre tremujorëve të parë të vitit, duke ruajtur
stabilitetin financiar dhe treguesit kryesorë të stabilitetit makroekonomik:
qëndrueshmërinë e çmimeve, nivelin e borxhit publik dhe qëndrueshmërinë e
bilancit të pagesave.

Kriza financiare dhe ekonomike botërore, e
cila u intensifikua ndjeshëm gjatë gjashtëmujorit të parë, vuri në pikëpyetje
qëndrueshmërinë e sistemit financiar, stabilitetin makroekonomik dhe
perspektivat e zhvillimit afatgjatë të ekonomisë botërore. Reagimi i vendosur i
autoriteteve publike, koordinimi në rritje i politikave ekonomike dhe mbajtja e
hapur e kanaleve të tregtisë botërore, evituan krijimin e spiraleve ekonomike
negative. Të dhënat më të fundit mbi ekonominë globale sinjalizojnë një
rikuperim të aktivitetit ekonomik në tremujorin e tretë e në vazhdim. Paketat e
masave stimuluese monetare dhe fiskale kanë rezultuar të suksesshme në drejtim
të stabilizimit të ekonomisë globale.

Megjithatë, qëndrueshmëria e rritjes ekonomike
botërore do të mbetet e brishtë, për sa kohë që aktiviteti ekonomik mbështetet
ende në stimuj të konsiderueshëm monetarë e fiskalë. Në veçanti, qëndrueshmëria
e borxhit publik, i cili është rënduar me faturën fiskale të masave të
ndërmarra për kalimin e krizës, është një problem që po vjen duke u rënduar në
shumë vende. Në këtë situatë komplekse, zgjedhja e momentit të duhur të
tërheqjes së stimulit ekonomik do të ketë një rëndësi vendimtare për ecurinë e
ardhshme të ekonomisë.

Në një aspekt më strukturor, kriza e fundit
pritet të lerë gjurmë të dukshme në zhvillimin ekonomik. Në një horizont
afatgjatë, duket se po ravijëzohen ekuilibra të rinj ekonomikë dhe strategjikë,
të cilët do të ridimensionojnë polet e rritjes ekonomike botërore. Në një
horizont afatmesëm, ritmi i rritjes ekonomike botërore pritet të konvergojë në
një ekuilibër më të ulët se ai që ka mbizotëruar gjatë dy dekadave të fundit.
Ky ngadalësim mund të shoqërohet me probleme ekonomike e sociale për ato vende
që nuk do të dinë të lexojnë implikimet e duhura të tyre. Në një horizont
afatshkurtër, diskutimet mbi rolin e shtetit në ekonomi, mbi modelet e rritjes
e të zhvillimit ekonomik, mbi filozofinë dhe praktikat e duhura për rregullimin
e tregjeve financiare, do të dominojnë tryezat e debatit politik. Në veçanti,
modeli i rritjes ekonomike do të jetë një temë sensitive për ekonomitë e
prekura ndjeshëm nga kriza, ku përfshihen edhe shumë vende të Evropës Lindore.
Nxitja e avantazheve konkurruese dhe rritja e konkurrueshmërisë në tregjet
botërore do te jenë kryefjala e diskutimeve dhe e reformave të synuara.

Duke u kthyer në zhvillimet e ekonomisë së
brendshme, analiza e treguesve të disponueshëm tregon se ekonomia shqiptare ka
patur një rritje ekonomike pozitive gjatë nëntë muajve të parë të vitit.
Megjithatë, këta tregues sugjerojnë se ritmi i rritjes është karakterizuar nga
një ngadalësim progresiv gjatë vitit 2009. Kjo ecuri është kushtëzuar nga
reduktimi i kërkesës së jashtme dhe ngadalësimi i kërkesës së brendshme, në
prani të një situate të shtrënguar likuiditeti, të kufizimit të financimit dhe
të rritjes së pasigurisë.

Sipas të dhënave paraprake të INSTAT-it,
rritja ekonomike për nëntëmujorin e parë të vitit rezultoi 4.9 për qind,
kundrejt vlerës 7.8 për qind të shënuar në të njëjtën periudhë të vitit të
kaluar. Në terma sektorialë, sektorët që kanë përfituar më shumë nga rritja
ekonomike janë sektorët e shërbimeve dhe të ndërtimit, ndërkohë që sektori i
industrisë ka patur një ecuri më problematike.

Ritmi pozitiv i rritjes ekonomike është
mbështetur nga stimuli fiskal, ndërkohë që kërkesa konsumatore dhe kontributi i
sektorit të jashtëm i ekonomisë kanë qenë relativisht të qëndrueshëm ndërsa
investimet private kanë shënuar rënie. Kërkesa konsumatore është mbështetur nga
rritja e lehtë e punësimit dhe e pagave, ndërkohë që tkurrja e kredisë
konsumatore dhe hipotekore, si dhe reduktimi i remitancave dhe rritja e
pasigurisë, kanë dhënë efektin e kundërt. Investimet private janë tkurrur, si
pasojë e burimeve të kufizuara të financimit, mbështetjes së reduktuar me kredi
të sistemit bankar dhe aksesit të kufizuar në tregjet ndërkombëtare të
kapitalit. Në këtë reduktim kanë ndikuar edhe rritja e pasigurisë, ecuria e
ngadaltë e kërkesës finale për produktet e tyre dhe ulja e shkallës së
shfrytëzimit të kapaciteteve.

Efektet e ngadalësimit ekonomik vendas dhe të
krizës ekonomike botërore janë shfaqur edhe në tregtinë e jashtme. Aktiviteti
ekonomik me jashtë është karakterizuar nga një rënie e njëkohshme e eksporteve
dhe importeve të mallrave e shërbimeve, duke bërë që efekti i këtij sektori në
rritjen ekonomike të jetë mos jetë i ndjeshëm gjatë vitit 2009. Nga ana tjetër,
stimuli fiskal, i injektuar kryesisht gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, ka
ndikuar në rritjen e shpejtë të shpenzimeve buxhetore dhe të borxhit publik.

Rritja nën potencial e ekonomisë ka krijuar
një ambient me presione përgjithësisht të reduktuara inflacioniste. Inflacioni
vjetor në muajin dhjetor shënoi vlerën 3.5 për qind, ndërkohë që norma mesatare
vjetore e inflacionit ishte 2.2 për qind. Të dy këta tregues janë në përputhje
me objektivin e Bankës së Shqipërisë për stabilitetin e çmimeve. Ngadalësimi i
aktivitetit ekonomik, çmimet e ulëta të produkteve kryesore në tregjet
botërore, ekspansioni i ulët monetar në ekonomi dhe pritjet e kontrolluara inflacioniste
kanë kompensuar presionet inflacioniste të ardhura nga nënçmimi i kursit të
këmbimit gjatë vitit 2009.

Tendenca rritëse e inflacionit gjatë
tremujorit të fundit të vitit 2009 ishte një zhvillim i pritur nga Banka e
Shqipërisë. Ai është formuar në masën më të madhe nga faktorë me natyrë
kalimtare, të cilët nuk pritet të gjenerojnë presione të qëndrueshme
inflacioniste. Në veçanti, ky zhvillim është ndikuar nga rritja e çmimit të
produkteve ushqimore, të cilat reflektojnë efektin e vonuar të nënçmimit të
kursit të këmbimit, konjukturat e tregjeve ndërkombëtare dhe problemet
strukturore të tregut shqiptar.

Këta faktorë pritet të ushtrojnë presione
inflacioniste edhe gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2010, duke u plotësuar
ndoshta edhe nga reduktimi i pritshëm i ofertës së produkteve bujqësore si
pasojë e përmbytjeve që sapo kaluan. Megjithatë, prirja e qëndrueshme e
inflacionit bazë dhe vlerat e ulëta të inflacionit të mallrave të patregtueshëm
konfirmojnë se presionet inflacioniste të ushtruara nga kërkesa e brendshme
janë të moderuara.

Në mungesë të goditjev

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›