E Diel, 1 Nëntor 2026

Avokati Goxhaj kërkon kthimin mbrapsht të Ligjit për gay-t

Tiranë, 28 Janar NOA - Avokati Altin Goxhaj, kryetar i Lëvizjes Zgjohu dhe disa organizatave të tjera në mbrojtje të qytetarëve, kërkon
në seancë dëgjimore në Parlamentin Shqiptar (kthimin mbrapsht per ripunim dhe
diskutim gjithëpërfshirës të Projektligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi,
ndryshe i njohur në media si Ligji i të Drejtave të gay-ve.

Goxhaj, përmes një komunikimi publik, bëri të
ditur se do të jetë sot në orën 12.00, në Komisionin e Integrimit dhe
Komisionin e Punës të Parlamentit për të vënë në dukje se projektligji, është teknikisht
shumë i dobët, i pabazuar, i pakonsultuar në shoqërinë civile dhe në grupet e
interesit.

Por Goxhaj tha se e vlerëson draftin, mbi të
gjitha si një ligj antikushtetues, që shkel hapur të drejtat e njeriut dhe
rrezikon të prodhoje persekutime individuale dhe kolektive të qytetarëve dhe
subjekteve juridike si pasoje e keqpërdorimit dhe abuzimeve që shkaktojnë
subjektivitetet e rënda të parashikuara në këtë ligj.

e.r/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›