FMN i akordon Haitit ndihmë financiare prej 102 milionë dollarë

Uashington, 28 janar, NOA - Fondi Monetar
Ndërkombëtar ka vendosur akordimin e shumës prej 102 milionë dollarë si fond
ndihme ndaj popullatës së Haitit. Kjo e fundit u prek në mënyrë katastrofave nga
një tërmet shkatërrues para dy javësh, duke pësuar dëmtime të pallogaritshme në
jetë njerëzore si dhe aspekte materiale. Kjo ndihmë e akorduar nga FMN, pason
atë prej 120 milionë euro që i kanë akorduar vendit të shkatërruar nga tërmeti vendet
e Bashkimit Evropian si dhe miliona të tjera nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
të cilat kanë marrë edhe në dorë kryesimin e aksioneve të ndihmës dhe shpëtimit
në këtë vend.
Konkretisht, kreu i Fondit Monetar
Ndërkombëtar, Dominik Shtraus Kan tha se paratë do t'i mundësojnë Haitit
të bëjë importe emergjente pa i prekur rezervat financiare të vendit.
Ndërkaq, Banka Botërore nga ana e saj ka
publikuar idenë e faljes së të gjitha borxheve që Haiti i ka asaj, por edhe
organizmave të tjera ndërkombëtare financiare pas tragjedisë së shkaktuar nga tërmeti
fatal në territorin e tij.
n.e/NOA