Ekonomia e BE-së do të ulet me 2% gjatë 2009
Berlin -Komisioni Evropian parashikon se ekonomia e bllokut prej 27 vendesh të BE-së, do të ulet me dy për qind gjatë këtij viti, njoftoi sot një gazetë gjermane. "Die Welt" citonte "burime të mirinformuara" sipas të cilave Komisioni Evropian do të ulte më tej parashikimet e bëra gjatë nëntorit të kaluar. Konisioneri i Politikave Ekonomike dhe Monetare, Joaquin Almunia do të paraqesë shifra të tjera gjatë orëve në vazhdim. Gjatë nëntorit të kaluar, Komisioni parashikoi se një rritje ekonomike prej 0,2 për qind në shtetet anëtare të BE-së për këtë vit dhe 0,1 për qind për shtetet e zonës euro.
Ndërkohë që Almunia ka deklaruar se zona euro mund të hyjë në recesion gjatë këtij viti. Banka Qendrore Evropiane uli normën e interesit me një përqindje prej 0,5 - 2 pikë javën e kaluar për të zbutur recesionin që po thellohet në shtetet e zonës euro dhe qeveritë kanë paraqitur paketa ekonomike stimuluese me vlerë miliarda euro për të mënjanuar krizën.