Ish-presidenti i Tajvanit mohon akuzat
Tajpei -Ish-presidenti i burgosur i Tajvanit, Chen Shui-bian, nxitës i trazirave kundër Kinës, i cili qeverisi për tetë vjet, deklaroi sot në seancën e tij dëgjimore se ai ishte i pafajshëm për akuzat e mitmarrjes, të ngritura kundër tij, deklaroi një zëdhënëse. "Ai ka mohuar të gjitha akuzat e ngritura", deklaroi Sue Wang, drejtor i përgjithshëm i fondacionit "Ketagalan".
Prokurorët e kanë akuzuar Chenin muajin e kaluar se ka përvetësuar rreth 3,1 milionë dollarë nga një fond i veçantë i zyrës presidenciale, se ka pranuar ryshfet në lidhje me një prokurim mbi një marrëveshje prej nëntë milionë dollarësh dhe se ka përfituar edhe 2,73 milionë dollarë në këmbim të favorizimit të një kontraktori në një tender qeveritar.