Ekonomia e Kines mund tia kaloje asaj amerikane brenda vitit 2030
Sipas disa perllogaritjeve ekonomia e Kines mund tia kaloje asaj amerikane brenda vitit 2030. Disa politikane dhe ekonomiste amerikane argumentojne se rritja ekonomike e Kines ka ardhur ne kurriz te rritjes ekonomike dhe humbjes se vendeve te punes ne SHBA. Por ndersa Presidenti Barak Obama pergatitet te takohet ne Washington me presidentin kinez Hu Gjintao disa studjues thone ne perpjekjet per zhvillim ekonomik nuk ka perse te kete fitues dhe humbes. Korrespondentja e Zerit te Amerikes Heda Bajron njofton nga Hong Kongu.
Marredheniet ekonomike mes SHBA dhe Kines jane tensionuar shpesh nga nje sere ceshtjesh te debatueshme si kursi i shkembimit te juanit akuzat per pirateri intelektuale ne Kine dhe protekstonizmi tregtar i te dyja paleve.
Ndersa presidenti Barak Obama dhe presidenti Hu Gjintao pergatiten per tu takuar ne Washington ne SHBA po shtohet trysnia politike per te ushtruar presion ndaj Kines per keto ceshtje. Megjithate fuqizimi i metejshem i Kines mund te sjelle perplasje te tjera ne te ardhmen.
Jukon Huang ekonomist dhe ekspert per Kinen ne Institutin Karnegi per Paqen ne Bote me seli ne Washington thote se historikisht toni i perdorur nga Washingtoni nuk ka ndihmuar ne lehtesimin e mosmarreveshjeve mes te dyja paleve.
Mesazhi qe ka dominuar mediat dhe komentet e vezhguesve per Kinen ne Perendim ka qene i tille qe eshte perceptuar nga autoritetet kineze si nje marredhenie ku mes paleve ka humbes dhe fitimtare. Ky mesazh pak a shume thote se qe SHBA te fitojne ose te fuqizohen Kina do te pesoje te kunderten ajo duhet te humbase ose do te dobesohet. Per kinezet kjo eshte e papranueshme.
Kur politikanet dhe ekonomistet amerikane argumentojne se juani eshte i nenvleresuar ata kerkojne forcim te monedhes kineze ne menyre qe cmimet e produkteve amerikane te bien ne tregun kinez dhe cmimet produkteve kineze ne SHBA te rriten. Kjo shpresojne ata do te rrise eksportet amerikane ne Kine dhe do te ule importimin e mallrave kineze ne Amerike.
Por Kina druhet se pakesimi i eksporteve do te thote rritje me e vogel ekonomike dhe papunesi me e larte. Pekini e ka bere te qarte kete duke thene se forcimi i monedhes se saj duhet te jete gradual per te shmangur destabilizimin e ekonomise.
Shume ekonomiste dhe zyrtare kineze mendojne se ekonomia e Kines duhet te kete nje rritje prej 8 per qind ne menyre qe te gjeneroje vende pune.
Pekini po ashtu hedh poshte argumentin se kursi i shkembimit eshte arsyeja e deficitit te madh tregtar te Amerikes.
Simos Tay autor i librit Azia vetem marredheniet mes SHBA-se dhe Azise pas krizes dhe Drejtor i Institutit te Marredhenieve me Jashte ne Singapor thote se marredhneniet dypaleshe tani jane duke ndryshuar.
Ne fund te fundit te dyja palet po e kuptojne se nuk mund ta diktojne tjetren. Natyrisht qe Amerika eshte perpara persa i perket zhvillimit makroekonomik por ajo nuk mund ta beje gjithshka pernjeheresh ti bjere me grusht tavolines dhe tia imponoje Kines ti shkoje nga prapa. Mendoj se ky eshte viti qe duhet pranuar kjo gje.
Shume ekonomiste dhe udheheqes aziatike bejne thirrje per bashkepunim ekonomik mes dy gjigandeve ne menyre qe te dy vendet te kene begati.
Kryeministri i Singaporit Li Hsien Long tha ne fillim te muajit se marredhenia mes te dy vendeve eshte marredhenie qe ka ndikimin me te madh ne bote dhe se te dyja palet si Kina edhe SHBA duhet te mesojne te kene besim tek njera tjetra.
Por si zoti Hu edhe zoti Obama ndeshen me probleme brenda vendit te cilat mund te ndikojne tek rezultatet e takimit te tyre. Presidenti Hu pritet te largohet nga pushteti vitin e ardhshem dhe Kina po perpiqet ta ndryshoje modelin e zhvillimit ekonomik qe nxitet nga eksporti drejt nje modeli te bazuar tek konsumi. Ndersa Presidentit Obama i duhet te pergatitet per fushate per mandat tjeter ne 2012 duke patur si fokus rimekembjen ekonomike te vendit.
Kompanite e huaja e shohin Kinen si nje mundesi mjaft e madhe per fitime por shume shqetesohen per nivelin e larte te vjedhjes intelektuale. Kompanite kineze akuzohen se kopiojne ilegalisht gjithcka qe nga makinat e huaja e deri tek ilacet.
SHBA po ashtu ankohen per pengesat tregtare te Kines si subvencionet qeveritare ndaj disa industrive brenda vendit. Qeveria kineze po ashtu ndjek nje politike ne prokurimet publike e cila favorizon kompanite kineze nje politike per te cilen SHBA thone se i perjashton kompanite e huaja ne Kine.
Pekini thote se rregullat e tij tregtare jane te drejta dhe te ndershme dhe eshte i pakenaqur qe Washingtoni ka bere ankesa ne Organizaten Boterore te Tregtise.
Monedha kineze eshte fuqizuar thuajse 4 per qind qe nga qershori i kaluar kur Pekini e shkeputi varesine e juanit nga dollari.
Suficiti tregtare i Kines ne vitin 2010 ra me 7 per qind ne shifren 183 miliarde dollare. Disa ekonomiste thone se keto shifra mund te ndihmojne ne zbutjen e retorikes lidhur me juanin dhe tregtine mes te dy vendeve ne takimin mes Presidentit amerikan Barak Obama dhe atij kinez Hu Gjintao.