Reforma tatimore vazhdon fort

Tri jave me pare Ministria jone e Financave propozoi dhe Parlamenti miratoi disa ndryshime ne ligjin mbi te ardhurat. Se pari do te njihen si shpenzime te zbritshme mbi te cilat nuk do te paguhen taksa shpenzimet qe sipermarresit kryejne per sigurimet qe bejne per punonjesit dhe per veten per sigurimin e jetes per sigurimin shendetesor dhe pensionet e vecanta qe duan te krijojne. Ne kete menyre nxiten te gjitha kompanite shqiptare qe te sigurojne punonjesit e tyre duke kontribuar ne shtimin e te ardhurave per skemen e sigurimeve shoqerore dhe pensioneve. Eumlshte shenje qe shoqeria jone po integrohet gjithnje e me shume ne modelet dhe sherbimet evropiane. Hapet rruga e investimit te plote ne te ardhmen e biznesit per vete dhe per punonjesit e tij. Pritet qe sigurimet per jeten te rriten ndjeshem ngaqe ketej e tutje keto shpenzime nuk do te tatohen. Pa dyshim kjo perben nje shtyse te madhe per biznesin qytetaret dhe kompanite qe funksionojne ne tregun e sigurimeve. Nje ndryshim tjeter i rendesishem serish ne mesin e dhjetorit 2010 ishte propozimi qe per kompanite shqiptare qe kane investuar jashte dhe jane aksionere ne ekonomite rajonale dhe evropiane ato te mund te sjellin ne Shqiperi aksionet e tyre fitimet e tyre pa paguar taksa. Deri tani riatdhesimi i fitimeve taksohej dhe kompanise shqiptare i binte me mire ti mbante asetet dhe fondet ne dhe te huaj aty ku i kishte krijuar. Ketej e tutje cdo kompani shqiptare do te mund te riatdhesoje kapitalet pa taksa. Po ashtu do te mund te arketoje dividendet perfitimet dhe aksionet. Jane me mijera qytetaret shqiptare aksionere te vegjel apo te medhenj ne ndermarrje te ndryshme te huaja sidomos ne Itali dhe Greqi. Ata mund te shkeputen shume lehte tashme te shesinnese duan aksionet e tyre te arketojne fondet perkatese dhe ti sjellin ne memedhe pa paguar asnje lek si takse. Ndikimi i ketij ndryshime ne ligjin mbi te ardhurat do te ndihet menjehere ne numrin e rritur te emigranteve qe vijne per te investuar punuar dhe jetuar ketu. Do te perbeje pa dyshim nje motor ne rritje per ekonomine tone nje burim te pashtershem fondesh dhe eksperience qe vjen tek ne. Se treti qeveria vendos te vleresoje provigjionet rezervat strategjike te bankave tona tregtare ne baze te standardeve nderkombetare. Deri tani standardi shqiptar i favorizonte deri diku bankat tregtare dhe keto edhe pse rrisnin ndjeshem provigjionet nga rritja e kredive me probleme prape ndiheshin te sigurta. Tani ka ardhur koha qe te mos kete standarde te dyfishta por bankat te perballen dhe ta zgjidhin nyjen e borxheve te pakthyera qe rrezikon te kthehet ne nyje gordiane per sistemin tone bankar. Nje tjeter ndryshim shume cilesor e perben futja e Tatimit mbi Vleren e Shtuar TVSH ne tregun tone te ilaceve. Ky treg dukej sikur gezonte favorin dhe i sherbente popullsise duke qene se mbi ilacet nuk aplikohej TVSH. Por ndodhte e kunderta. Duke mos u kontrolluar nga syri i qeverise dhe tatimeve nje sy i tille eshte pikerisht TVSH-ja tregtaret me shumice dhe pakice te ilaceve kane bere per gati dy dekada matrapazin e pashpirt duke ngritur artificialisht cmimin e ilaceve te importuara. Kjo ngritje i bente ata te fitonin me shumefisha si per rimbursimet qe merrnin nga skema e Institutit te Sigurimeve Shendetesore ashtu dhe nga shitja ne treg te lire. Pse dihet se 95 per qind e barnave te tregut tone sigurohen nga importi. Kam pare prej vitesh tashme me syte e mi se si nje ilac grek apo italian per tensionin apo zemren qe e gjen ne farmacite e ketyre vendeve me vleren 4 ose 5 euro paketen madje kete cmim e kishin edhe te stampuar ne etikete deri para pak kohesh edhe ketu tek ne shitej nga matrapazet tane 11 mije ose 12 mije leke te vjetra. Vendosja e TVSH-se prej 10 per qind ne kete treg ndryshe nga sa duket ne pamje te pare do ta disiplinoje tregun dhe rrjedhimisht do te ule ndjeshem cmimet tejet abuzive te pjeses derrmuese te ilaceve qe blejme. Te diteve te fundit jane perfshirja e sherbimeve te avokatise noterise e disa profesioneve te tjera ne skemen e TVSH-se. Ky nuk eshte asgje tjeter pertej shqetesimeve per rritje te perkohshme te cmimeve te ketyre sherbimeve vecse formalizim i paster i ekonomise sone futjen ne skemen e pageses se detyrimeve te shtetit te shume profesioneve me qarkullim vjetor dhjetera milione euro qe deri tani ishin jashte skemes dhe syrit te shtetit. Ja perse reforma e formalizimit te ekonomise sone nepermjet nderhyrjeve tatimore vazhdon e forte.