Tendenca per ta revizionuar te verteten

Syle Ukshini drejtor i Departamentit te Arkivit Shteteror te Kosoves
Fill pas clirimit te Kosoves ne qershor te vitit 1999 nje vale e pashembullt u ngrit anembane per te revizionuar te verteten e asaj qe ndodhi per vrasjen e 12 mije civileve dhe debimin e nje milion shqiptareve. Armata e nostalgjikeve proserbe ajo qe nen trysnine e opinionit nderkombetar u hesht per ca kohe gradualisht e mori veten prape dhe te sulmonte. E tille eshte goditja e zviceranit Dick Marty raportuesi i Keshillit te Evropes i cili me pretendimin e tij ndaj Kryeministrit te Kosoves dhe UCK-se per lidhje me trafikun e droges armeve dhe organeve ka ndezur debatet pro dhe kundra jo vetem ne Kosove por anekend botes. Sidomos diskreditimi i lidereve shqiptare vazhdimisht mirepritur ne Serbi dhe ne Rusi dhe tek ato qendra ku me deshire flitet per padrejtesite dhe vuajtjet e popullit serb dhe kunder berjes se shtetit te Kosoves.
Akuza te cmendura
Diskreditimi i lidereve te ndryshem kosovare te cilet pothuajse te gjithe ne nje ose menyre tjeter moren pjese ne betejen rezistuese kunder Milloshevicit qe perfundoi me intervenimin Blair-Clinton te NATO-s ne vere te vitit 1999 ishte prioritet i larte per serbet dhe ruset - konstaton Denis MacShane anetar i Parlamentit ne Britani dhe ish-minister per Evropen. Ndersa ambasadori amerikan Frank Wisner ish-ndermjetesues ne bisedimet ndermjet Beogradit e Prishtines i ka quajtur te cmendura akuzat e raportuesit te Keshillit te Evropes Dick Marty per Kryeministrin Hashim Thaci dhe Ushtrine Clirimtare te Kosoves. Edhe shume personalitete te tjera qe merren me Kosoven akuzat e ketij zvicerani i kane vleresuar te demshme per imazhin e shtetit te Kosoves. Pare ne kete dioptri raport i ketij politikani zviceran i motivuar politikisht dhe me ngarkesa te dukshme antishqiptare e rrezikon dialogun e ardhshem mes Prishtines dhe Beogradit meqe provon te krijoj artificialisht avantazhe per Serbine ne raport me Kosoven provon ta legjitimoj krimin serb deh luften e Milloshevicit kunder shqiptareve te Kosoves.
Nderkohe vete Marty shtoi se nuk e priste nje jehone te tille te raportit te tij por njekohesisht ne nje interviste dhene gazetes zvicerane NZZ am Sonntag ai eshte shprehur se nuk mund te ndertohet e ardhmja e Kosoves pa u ballafaquar me te kaluaren. Me kete raport une veproj jo kunder Kosoves por per Kosoven dhe mbi te gjitha per ata kosovare te cilet me ne fund duan te jetojne ne nje shtet juridik. Por z. Marty i ka ngaterruar pak gjerat sepse ne asnje rrethane nuk mund te kete ballafaqim me te kaluaren kur amnistohet agresori ne kete rast Serbia dhe pranimi i fajesise kerkohet nga viktima shqiptaret e Kosoves. Bile Dick Marty provon te na bind se akuzuat e tij jane per te miren e Kosoves si nje lloj ndihme qe edhe ne te themi pasi po keshtu thote Marty le t i kerkojme falje Serbise per gjenocidin e bere ndaj shqiptareve. Me apo pa porosi ky Marty po e luan rolin e zedhenesit te politikes agresive te Beogradit e cila per fat te keq ende nuk ka dhene asnje shenje te ballafaqimit kritik me te kaluaren kriminale dhe as ndonje prove te emancipimit te shoqerise serbe ne raport me shqiptaret dhe Kosoven.
Eumlshte jashtezakonisht e cuditshme se si ky raportues i KE-se edhe 11 vjet pas perfundimit te luftes asnjehere nuk e ka zene ne goje fatin e mijera shqiptareve te rrembyer dhe te burgosur dhe te zhdukur nga strukturat shteterore te regjimit te Beogradit. Ndoshta ai si dikur deputeti majtist gjerman Gregor Gysi hiqet sikur nuk e di cfare ka bere regjimi i Beogradit hiqet se nuk eshte ne dijeni per permasat e represionit dhe te likuidimit dhe debimin sistematik te shqiptareve si dhe per varrezat kolektive. Qendrimet e ketilla jane shperfaqur po ne kete menyre agresive edhe ne kohen e luftes nga i ngarkuari i atehershem i OKB-se per te drejtat e njeriut ne ish-Jugosllavi Jiri Dienstbier i cili opinionit publik shqiptar i kujtohet edhe per deklaratat e tij skandaloze kunder UCK-se ne kohen kur shqiptaret po perballeshin me regjimit serb dhe fushaten e tij me shfarosese ne historine e shekullit 20.
Marty mund te justifikohet si tia doje qejfi ama stili i tij propagandistik te krijon pershtypjen se akuzat e tij nuk jane vetem te krisura por edhe nje perpjekje per te bere simetri mes gjithckaje qe ka ndodhur ne Kosove para gjate dhe pas luftes. Nje tendence e tille eshte e njohur prej kohesh ne Serbi dhe te cilen jo rralle e kane pervetesuar protagoniste dhe qarqe te caktuara politike ne Evrope. Pra nisma e Martyt duket skajshmerisht paragjykuese dhe tendencioze sepse ballafaqimi me te kaluaren nuk behet ne kete forme dhe ne kete stil propagandistik dhe duke marre qendrim te anshem. Synimet qe faji kolektiv serb per krimet ne Kosoves te minimizohet sa me shume dhe njekohesisht dhe behej nje baraspeshe me vrasjet dhe krimet individuale te shqiptareve eshte nje perpjekje e njohur e Beogradit.
Edhe po te ishin te verteta pohimet e Dick Martyt simetria e krimit eshte e papranueshme dhe e pamundshme si per nga permasat ashtu edhe per nga motivet. Fundja jane lufterat agresive serbe ato qe jo vetem se shkaktuan tragjedi te shumta ne Ballkan ne dhjetevjecarin e fundit te shekullit 20 por ato u bene edhe barriere e zhvillimit normale te Ballkanit. Prandaj Marty dhe bashkemendimtaret e tij nese vertete jane te interesuar per zgjidhjen e problemeve dhe ballafaqimin me te kaluaren atehere do te duhej te ushtrojne nje presion me te madh ndaj Beogradit i cili pos qe nuk ka sqaruar ceshtjen e personave te pagjetur cilit i kishte marre peng ne kohen e luftes vazhdon te ndjek politike agresive ndaj Kosoves duke mos hequr dore nga politika e vjeter.
Pranimi i fajesise
Predispozite vendimtare per ndertimin e raporteve te qendrueshme nderetnike ne hapesiren ballkanike mbetet ceshtja e pranimit te fajesise dhe denazifikimi i shoqerise serbe e cila per me teper dekada me radhe u indoktrinua me ideologjine shoviniste. Serbia fajtori kryesor per luften dhe zhvillimet e keqija ne Ballkanin Perendimor - deklaronte kohe me pare ish-perfaqesuesi i larte i Bosnjes gjermani Christian Schwarz-Schilling. Prandaj pikerisht raporti me krimin qe ka ndodhur ne te kaluaren ndaj kroateve boshnjakeve dhe shqiptareve eshte testi themelor per qyteterimin serb dhe shkallen e tij te emancipimit e cila eshte shtytje dhe parakusht per bashkepunim me popujt tjere te Ballkanit. Ne kete kontekst nje rol te vecante do te mund te luante historia e cila duhet te deideologjizohet dhe rishikohet me sy kritik si dhe te zhvishet nga te vertetat historike e secilit popull te mos perdoret dhe instrumentalizohet ne sherbim te politikave dhe planimetrive nacionaliste.
Natyrisht emancipimi dhe ballafaqimi kritik me te kaluaren eshte nje proces i gjate i veshtire dhe i dhembshem per te gjitha kombet. Kjo eshte deshmuar edhe nga pervoja e shtetit gjerman pas Luftes se Dyte Boterore ngase per defashizimin e shoqerise gjermane ishin te nevojshme shume dekada dhe shume angazhime te emrave te shquar te kultures gjermane te cilet ben gjithcka qe te tregojne para botes tmerret dhe krimet e nazizmit. Ne Serbi ende nuk duket ne horizont ne gje e tille madje serbet edhe me tej e fajesojne Milloshevicin kjo pse beri luften ne Kosove por pse e humbi ate.