E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksikë, 2000 të vdekur nga përleshjet mes bandave të drogës

A është Ciudad Juarez, në Meksikë, një qytet i humbur nga kartelet e drogës? Të dhëna dhe shifra të reja të publikuara nga agjensia prestigjioze e lajmeve CNN, bëjnë të ditur se numri i të vdekurve për këtë vit, i ka kaluar tashmë 2000 vrasje. Sipas CNN, raportime të tilla janë dhënë nga kryebashkiaku i qytetit, Jose Reyes Ferriz. "Janë 22 muaj lufte, dhe kjo situatë nuk ka të ndalur. Dhuna është rritur ndjeshëm dhe mundësia që ajo të frenohet sa vjen e bëhet më e largët", tregon Ferriz për CNN nëpërmjet nje interviste telefonike. Kryebashkiaku ia atribuon rritjen e dhunës, rivalitetit ndërmjet grupeve të drogës, aq shumë të shtuara në këtë vend. Dy ndër bandat më kryesore , Sinaloa dhe rivalja e saj Juarez, po përpiqen të fitojnë sa më shumë terren për të kontrolluar plotësisht trafikun e drogës që kalon nga Ciudad Juarez dhe El Paso, Texas. Karteli Sinaloa drejtohet nga njeriu më i kërkuar i Meksikës, Joaquin "El Chapo", Guzman, informojnw autoritetet. "Shumica e personave të ndaluar dhe e trupave të gjetur tw pajetw nuk janë nga Ciudad Juarez.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›