E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode firmos me BERZH: 124 mln euro për dy by pass-et e Jugut

Dy by pass-et e Jugut, ai i Fierit dhe i Vlorës do të kushtojnë 124 mln euro. Marrëveshja për këtë kredi u firmos dje nga ministri i Financave, Ridvan Bode, me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Ministri Bode deklaroi se këto kredi janë marrë me një afat të gjatë dhe me interesa të buta, që e bëjnë të lehtë shlyerjen e tyre sikurse edhe ndikimin në borxhin e vendit. Përfaqësuesi i BERZH-it deklaroi se Banka po mbështet veçanërisht modernizimin e infrastrukturës në Shqipëri, e cila do të ketë një ndikim direkt në zhvillimin ekonomik të vendit Kredia për ndërtimin e by pass-it të Fierit ka një vlerë totale prej 70 milionë eurosh, kurse ajo për ndërtimin e by pass-it të Vlorës është rreth 54 milionë euro. Ndërtimi i by pass-it të Fierit do të ndihmojë veçanërisht në zhvillimin e pjesës bregdetare të kryeqytetit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›