Ekonomia e grave - Sekreti i suksesit: Të punosh me orë të reduktuara
Pakkush ia ka arritur qëllimit të reduktojë orët e punës, por ja që ka dhe shembuj që ta japin shtysë për të ecur përpara. Më i freskëti vjen nga dy femra me profesion gazetare në networket më të rëndësishme amerikane. Pa e stërholluar situatën se ku mund t’i çonte guximi i tyre i tepruar, ato shkuan në zyrën e shefit të tyre dhe i thanë: “Dua të kthehem në shtëpi herët!” Katty Kay e Claire Shipman ia dolën...Tanimë kanë nisur të promovojnë‘liberalizimin profesional’ në librin me titull “Womenomics” (Ekonomia e grave), një karrierë që nuk kalon masën dhe orare të kufizuara. Nismëtare e kësaj iniciative është Katty Kay, gazetare e BBC, e cila e gjeti guximin të këmbëngulte para shefit të saj, se kushtet dhe oraret e punë i vendoste vetëm ajo tani e tutje. Për çudi shefi i stepur nga bindja e saj nuk pati mundësi tjetër vecse të pranonte kushtet e saj, pasi në të kundërt e kishte punën pisk. Ndërkaq, të njëjtin shembull ndoqi edhe Claire Shipman, ylli i shout që zgjonte amerikanët “Good morning America”, i tha drejtuesit të saj që nuk ishte e zonja për t’iu bindur urdhrave të tij si gjithë të tjerët. Pas vitesh punë kërkonte më tepër kohë për vete dhe fëmijët e saj. Edhe shefi i saj u tregua zemërgjerë, nuk e pushoi, përkundrazi e vlerësoi kontributin e saj të pashlyeshëm.