E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrugët elektorale, kaos në lagjet e Tiranës

Disa rrugë te kryeqytetit si ajo e lagjes së "Oxhaku" dhe e "Don Boskos" edhe pse janë nisur të shtrohen apo të rikonstruktohen para fushatës elektorale akoma nuk kanë përfunduar, madje ato duken sikur janë në ditët e para të punimeve. Qytetarët e "Oxhakut" shprehen se këto rrugë mund të jenë nisur për efekte fushate disa të tjerë mendojnë se fushata dhe zgjedhjet e kanë hequr vëmendjen nga këto ndërtime , por të gjithë theksojnë se gropat e hapura, balta e madhe, papastërtia dhe kanalizimet e hapura i bëjnë këto rrugë pothuajse të pakalueshme. Edhe banorët e rrugës "Don Bosko" në kryeqytet kanë të njejtin problem . Sipas tyre , rruga në lagjen e tyre është hapur muaj më parë dhe tani është lënë pas dore. Ajo se çfarë është më problematike për këto rrugë është moti me shi. Sipas qytetarëve rreshjet e diteve të fundit kanë bërë që këto rrugë të pushtohen nga uji.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›