Ekonomia gjermane rritet pas 2 vitesh

Sipas treguesve ekonomia gjermane është ndër vendet e para të Europës Perëndimore që po shkëputet nga kriza ekonomike globale.
Pas dy vitesh parashikohet që ekonomia e shtetit gjerman të ketë një rritje modeste.
Qeveria gjermane parashikon për këtë vit një rritje prej 1,5 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Lajmi u bë i ditur nga ditën e mërkurë nga Ministria gjermane e Financave.
"Kemi dhënë në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë shifrën 1,5 për qind në raportin tonë të përvitshëm për ekonominë", deklaroi zëdhënësi i kësaj Ministrie në një konferencë shtypi, duke hedhur poshtë parashikimin e mëparshëm që bënte fjalë për një rritje prej 1,2 për qindësh.
"Shprehim kënaqësinë për faktin që zhvillimi i konjukturave është më i mirë, sesa kur u bë parashikimi i mëparshëm për një rritje prej 1,2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për këtë vit", bëri të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Financave.Gjermania u përfshi vitin e kaluar nga recesioni më i rëndë në historinë e pasluftës, duke shënuar një rënie prej 5 për qind të ekonomisë së saj.