E Diel, 1 Nëntor 2026

Milani refuzon ofertat për Huntelaar

Drejtuesit e Milanit nuk dëshirojnë ta lejojnë sulmuesin Klaas-Jan Huntelaar të largohet gjatë këtij muaji.

Huntelaar së fundi tha se ai dëshiron të largohet nga Milani në formë huazimi në një ekip ku do të gjejë vend në formacionin e parë, pasi dëshiron të sigurojë vend për në Kupën Botërore.

Por "La Repubblica" thotë se Milani tashmë ka refuzuar negociatat me Arsenalin dhe Liverpoolin për Huntelaar dhe se nuk do të lejojë që holandezi të largohet para fundit të sezonit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›