E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekonomia jone, me pozitive se e vendeve te rajonit Eglantina Nasi

Ekonomia shqiptare, rezulton qe ne teresine e saj te kete siguruar nje ecuri me pozitive se ajo e vendeve te tjera te rajonit. Nje fakt i tille vihet re, gjate krahasueshmerise se treguesve kryesore makro-ekonomike, publikuar se fundmi nga Banka e Shqiperise. Konkretisht, nese i referohemi treguesit te rritjes se Prodhimit te Brendshem Bruto, kujtojme se per Shqiperine sipas te dhenave zyrtare ai ka rezultuar gjate vitit te kaluar ne nivelin prej 3.1%. Ndersa ne Serbi per shembull ky tregues ka qene vetem 1.6%, njesoj sa ne Hungari dhe Bosnje-Hercegovine. Per te vijuar me tej, me nivelin prej 2.5% ne Rumani, njesoj sa edhe ne Malin e Zi. Duke referuar kesisoj, nje nivel me te ulet te rritjes ekonomike qe keto vende perreth nesh, kane patur krahasuar me Shqiperine. Dukuri kjo e cila mesa duket eshte referuar edhe ne gjysmen e pare te ketij viti, ku ky tregues ka shenuar ne disa vende edhe nivele negative, per shembull ne Hungari, me -1% apo Serbi me -0.2%. Ndersa ne Shqiperi, kujtojme se rritja e PBB-se per kete periudhe, ka rezultuar pozitive, konkretisht me nivelin prej 2% sipas INSTAT-it. Duke ia kaluar ne kete aspekt, edhe vendeve te tjera si Rumania, e cila e ka kete tregues prej 1.7% per tremujorin e dyte 2012, apo Maqedonise, me -1.4% etj. Nga ana tjeter, nese kryejme nje krahasim rajonal mbi treguesin e borxhit publik, veme re se ka vende, ku ai e ka kaluar nivelin qe zoteron ne Shqiperi kohet e fundit, respektivisht rreth 58%. E tille eshte per shembull Hungaria, e cila e ka patur nivelin e ketij borxhi, saktesisht ne nivelin prej 80.6% te PBB-se gjate vitit te kaluar dhe 79% gjate gjysmes se pare te ketij viti etj. Gjithashtu, nje tregues makro, qe vlen te merret ne konsiderate per te kuptuar se ku ndryshon ekonomia shqiptare nga ajo e vendeve te rajonit, mbetet edhe inflacioni. Respektivisht, nese ne Shqiperi, ai ka rezultuar edhe vjet, edhe sivjet ne nivele rreth normes se parashikuar zyrtare, prej 3%, tek fqinjet tane, ka raste kur ai ka qene me i larte. Dukuri kjo, e cila vihet re per shembull tek Serbia, ku norma e inflacionit ne fundvitin 2001, ka arritur deri ne 7%, dhe sivjet 5.5%. Apo rasti i Turqise, i cili vlen te permendet ne kete kuader, pasi zoteron nje norme relativisht te larte inflacioni. Perkatesisht ne nivelet prej 9.2% ne fund te vitit 2011 dhe 9.07% ne fund te gjysmes se pare te vitit 2012 etj. Ne fund, duke marre ne konsiderate edhe treguesin e papunesise si te tille, nese ne Shqiperi, niveli zyrtar i tij luhatet ne kufirin prej 13%, veme re se ne disa vende te rajonit, ajo e kapercen ate. Saktesisht, referuar gjithmone shifrave qe na jep Banka e Shqiperise, veme re se norma me e larte e papunesise arrin ne Bosnje-Hercegovine, 43.8% gjate vitit te kaluar dhe 44.1% ne gjysmen e pare te ketij viti. Dukuri kjo, e vene re edhe tek Maqedonia, e cila vjet e kishte papunesine ne nivelin prej 31.4%, ndersa sivjet, ai ka arritur ne nivelin prej 31.5%.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›