E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekonomia sfidon krizën ekonomike, INSTAT: 5.3% rritje në tremujorin e dytë

 Nga Rajmonda Lajthia

Tiranë, 6 tetor NOA-Ekonomia shqiptare ka sfiduar çdo efekt negativë të krizës ekonomike.

Instituti i Statistikave konstatoi se edhe për tremujorin e dytë të këtij viti ekonomia është rritur me 5.3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. 

Rritjen më të madhe e kanë shënuar sektorët si post-telekomunikacioni,  ndërtimi dhe transporti.

Ndërsa sektorët që kanë shënuar rënie janë tregtia, hotelet, restorantet dhe industria. 

Nisur nga të dhënat e INSTAT rritja ekonomike për 6 mujorin e parë të këtij viti mund të thuhet se është 5.35%.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›