INSTAT: Vijon rritja ekonomike
07/10/2009 Sipas Institutit të Statistikave rritjen më të madhe e kanë post-telekomunikacionet dhe shërbimet
Tremujori i dytë i këtij viti u mbyll me shifrën 5,3 për qind
Ekonomia vijon rritjen e qëndrueshme. Gjatë tremujorit të dytë të këtij viti sipas Institutit të Statistikave rritja e prodhimit të brendshëm bruto ishte në nivelin 5,3 për qind. Kjo shifër e publikuar dje nga INSTAT-i për periudhën prill-qershor të këtij viti është krahasuar me tremujorin e dytë të një viti më parë. Specialistët e INSTAT-it sqarojnë se rritja ekonomike është reale dhe e zhveshur nga efektet sezonale.
Shifrat
Rritjen më të madhe, sipas INSTAT-it, e ka njohur sektori post-telekomunikacione me 18,1 për qind për shkak të rritjes së volumit të komunikimit në sajë të uljes së tarifave që ka nisur prej vitit të kaluar. Gjithashtu, kategoria shërbime u rrit me 15,9 për qind, kategori ku bëjnë pjesë shërbimet shëndetësore, arsimore apo ato financiare. Në këtë seri renditet me një rritje të konsiderueshme edhe sektori i ndërtimit me 9.8 për qind. “Aktiviteti i ndërtimit në tremujorin e dytë të vitit 2009 u rrit me 9.8 për qind krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2008. Po kështu, aktiviteti bujqësor në tremujorin e dytë të 2009 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë është rritur me 2.7 për qind”, - thanë ekspertët. Nga ana tjetër, aktiviteti i transportit në tremujorin e dytë të vitit 2009 u rrit me 1.7 për qind krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë. Krahas sektorëve që njohën rritje, sipas INSTAT-it, ka pasur edhe degë të ekonomisë që patën një ecuri negative, të tilla si industria dhe tregtia me respektivisht minus 6,3 dhe 3,2 për qind. “Grupi tregti, hotele dhe restorante pati një rënie prej 3.2 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2009 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë. Grupi i industrive pësoi një rënie prej 6.3 për qind në tremujorin e dytë të 2009 krahasuar kjo me tremujorin e dytë të 2008”, - thanë ekspertët e INSTAT-it.
Shpjegimi
Ekspertët shpjegojnë se shifra 5.3 për qind krahasuar me tremujorin e dytë të një viti më parë është e llogaritur pa efektet sezonale. “Më konkretisht rritja prej 5.3 për qind i tremujorit të dytë të vitit 2009 krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2008 është bazuar mbi seritë e të dhënave tremujore të pa zhveshura nga efektet sezonale, pasi të dy këta tremujorë i përkasin të njëjtës periudhë kohore të vitit dhe kjo e reflekton më mirë tendencën tremujore nga viti në vit”, - saktësojnë ata. Për vlerësimin e PBB-së tremujore është përdorur një metodë indirekte. “Konsiderohet si një metodë indirekte sepse të dhënat tremujore që disponohen përdoren për të prodhuar vlerën e shtuar tremujore duke u bazuar në raportet që zënë këta indikatorë. Kjo metodë bazohet në supozimin se për periudhën në të cilin po analizojmë raporti midis vlerës së shtuar dhe prodhimit është konstant. Metoda direkte bën vlerësim të prodhimit dhe konsumit ndërmjetës më vete, diferenca e të cilëve jep si rezultat vlerën e shtuar”, - shpjegojnë ekspertët. Sa i përket industrisë vlerësimi i energjisë elektrike është bërë me mënyrën direkte të vlerësimit, në ndryshim kjo nga vlerësimi i degëve të tjera, të cilat bazohen mbi mënyrën indirekte të vlerësimit. Në këtë tremujor për këtë degë janë vlerësuar produkti dhe konsumi ndërmjetës më vete dhe më pas vlera e shtuar si diferencë e tyre.
Ministria e Financave
Shqipëria ka njohur gjatë vitit të kaluar rritjen më të lartë ekonomike, pavarësisht krizës financiare botërore. Sipas ministrit të Financave, Ridvan Bode, tremujori i parë i këtij viti dëshmoi një rritje prej 6 për qind. “Ne jemi të sigurt se rritja ekonomike gjatë vitit 2009 do të jetë rreth 5 për qind dhe do të jetë rritja më e madhe ekonomike në të gjithë kontinentin evropian dhe më gjerë”, - është shprehur ministri Bode gjatë miratimit të rishikimit të buxhetit të këtij viti në Kuvend, pak ditë më parë.