E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendorët i ankohen OSBE dhe KE: Qeveria po cenon autonominë tonë

Pogradec, 7 tetor, NOA Përfaqësuesit e pushtetit vendor paraqiten mjaft të shqetësuar kohët e fundit lidhur me disa veprime të mazhorancës, të cilat sipas tyre po ndikojnë në rrudhjen e të drejtës së tyre për autonominë e pushtetit të tyre.

Një fakt të tillë ata madje kanë nisur tua bëjnë të ditur edhe ndërkombëtarëve, siç përshembull kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Artan Shkëmbi, ka bërë para përfaqësuesit të OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch dhe atij të Komisionit Evropian, Helmut Lohan.

E njohëm Lohanin dhe Boschin me shqetësimet tona, pasi jemi shumë të shqetësuar për veprimet e mazhorancës, ka pohuar ai për mediat lidhur me një fakt të tillë.

Duke shtuar më pas se po cënohet direkt autonomia e pushtetit vendor dhe madje ka dhënë fakte konkrete kur ka pohuar se është cenuar 50 % e buxhetit.

Po na cënohet liria financiare ka qenë një nga akuzat që Shkëmbi ka paraqitur para Bosch dhe Lohan lidhur me varësinë që po u krijon qeveria për të ardhurat vendore.

n.e/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›