Tiranë, zjarr në një banesë, vetëm dëme materiale
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një apartament tek “Zogu i Zi” ne Tirane. Sipas burimeve, mësohet se si pasojë e këtij zjarri, u shkaktuan shumë dëme materiale, por fatmiresisht nuk pati të lënduar në njerëz.
Zjarrfikësit të cilët u vunë në dijeni për zjarrin nga banorët e pallatit mbërritën menjëherë në vendgjarje dhe evakuan të gjithë banorët, pasi tymi ka bllokuar të gjithë hyrjen e pallatit.
Zjarrfikësit ende nuk kanë përcaktuar shkakun e zjarrit.