Vrasja tek ish-blloku, policia zbardh emrat e të dyshuarve
Policia e Tiranës ka zbardhur emrat e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes të ndodhur tek zona e ish-Bllokut, në Tiranë ku u vra 32-vjeçari Nadien Zeneli dhe u plagosën 2 të tjerë.
Sipas burimeve nga policia të dyshuarit për vrasjen e 32-vjeçarit Zeneli janë dy kushurinjtë Bledar Haka dhe Maringlen Haka, me banim në Burrel ndërsa një person i tretë është shoqëruar në mjediset e drejtorisë së policisë të Tiranë.
Ndër të tjera nga hetimet dhe deklarimet e para pas arrestimeve të sotme mësohet se krimi ku gjeti vdekjen Nadien Zeneli dhe u plagosën dy persona të tjerë, ka ardhur pas një konflikti të zgjatur për çështje pronash në Burrel.
Ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së 13 qershorit në rrugën "Ismail Qemali" në zonën e ish-bllokut. 32-vjeçari Nadien Zenelaj ndodhej në një lokal me dy persona të tjerë në momentin kur u qëllua për vdekje me armë ndërsa u plagosën edhe dy shtetasit Bledar Miho dhe Taf Mandri të cilët ishin të pranishëm në lokal.