“Otranto”, 2 vjet burg për kapitetin italian, 3 për shqiptarin

Gjykata e Apelit të Leces ka dënuar me dy vjet dhe kater muaj burg komandantin italian Fabrizio Laudadio dhe tre vjet e dhjetë muaj burg për kapitetin shqiptar Namik Xhaferi të cilët akuzohen si shkaktarët e tragjedisë të Otranton ku humbën jetën 108 shqiptarë.
Gazeta italiane “La Repubblica” thekson se kapiteni i anijes italiane "Sibilla", Fabrizio Laudadio është dënuar me 2 vjet e 4 muaj burg ndërsa kapiteni i anijes "Kateri i Radës", Namik Xhaferri është dënuar me 3 vjet e 10 muaj burg me akuzën për vrasje nga pakujdesia.
Sipas kësaj gazete vendimi erdhi ndërsa shume prej familjareve prisnin me ankth prej vitesh tashmë fjalën e drejtësisë përsa i përket tragjedisë së Otrantos të ndodhur në 28 mars të vitit 1997 ku humbën jetën 108 shqiptarë.