E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekonomia shqiptare dhe kriza ekonomike Xhelal Mziu

Ecuria e ekonomise shqiptare tregon se Shqiperia nuk eshte prekur nga kriza boterore ekonomike, por nuk mund te themi qe ajo nuk ka patur efektet e saj. Duke qene se nje pjese e mire e te ardhurave vijne nga remitancat e emigranteve nga vendet fqinje, vende te cilat jane prekur maksimalisht nga kriza, me te drejte mund te themi qe edhe ne ekonomine shqiptare jane ndjere ndikimet e kesaj krize ekonomike, por jane kaluar me mjaft elegance nga ekonomia shqiptare. Treguesit mikro dhe makroekonomike tregojne se vendi yne, i ka shpetuar kesaj “furtune” ekonomike, duke treguar nje stabilitet ekonomik.
Ekonomia shqiptare nuk eshte ne krize, jo sepse eshte ekstra komunitare, as sepse eshte ekonomi e rendesishme, pasi sot ekonomite e rendesishme jane me shume ne krize, por per faktin e thjeshte, sepse kete ekonomi kriza e gjeti si vendin me taksa me te uleta ne Evrope.
Qeveria shqiptare implementoi paketen fiskale antikrize para 2-3 vitesh, duke nderhyre tek tatim-fitimi vetem 10%, tek taksa e sheshte 10%, tek sigurimet shoqerore 15 %, tek taksa e biznesit te vogel 1.5 %, tarifa doganore e ulur mbi 6 here etj. Gjithashtu Qeveria, ka rritur me shume rroga dhe pensione per te rritur fuqine blerese, si dhe investimet publike.
Ekonomia shqiptare ne te gjithe treguesit e saj ka patur nje progres. Progres i cili ka ardhur ne rritjen e GDP-se, tregues i pakontestueshem, i publikuar nga institucionet financiare si brenda, ashtu edhe jashte Shqiperise.
Ne vitin 2008 rritja ekonomike ishte 7.5 -8 %, shifer kjo e pakontestueshme nga vendet e BE-se dhe institucionet financiare.
Per shkak te krizes ekonomike ne vitin 2009, Shqiperia ne kete vit nuk kishte rritjen ekonomike te nje viti me pare, por rritja ekonomike 3.2%-3.3 %, e rendiste Shqiperine ne vendin e pare ne Evrope.
Shqiperia, pra futet ne grupin e atyre pak vendeve qe vazhdojne te kene rritje ekonomike pozitive, megjithese me te ulet se vitet e fundit (2008), por gjithsesi nuk ra ne recesion.

Ndikimi i eksport-importeve ne ekonomi
Eksportet shqiptare gati jane 2-3-fishuar gjate viteve te fundit, si rezultat i zbatimit te politikes se qeverise per nxitjen e rritjes se prodhimit vendas dhe te cilesise se tij. Mallrat shqiptare gjate kesaj periudhe jane destinuar kryesisht drejt vendeve anetare te Bashkimit Evropian, duke qene ne rritje te vazhdueshme, cka deshmon per zhvillimin e prodhimit ekonomik te vendit dhe te tregut shqiptar.
Shqiperia eshte i vetmi vend ne Evrope dhe ne bote qe shenon kete gjashte mujor rritje me 80 per qind te eksporteve. Ne gjashte mujorin e pare te vitit te kaluar jane eksportuar 41 miliarde mallra eksporti nga ky vend, ndersa ne gjashte mujorin e pare te vitit 2010 jane eksportuar 81 miliarde mallra.
Ka patur progres per sa i perket burimeve nentokesore (hidrokarbure + minerale), eksporteve te produkteve me fason, apo ne sektorin e tregtise, ndertimit, industrise se perpunimit, produkteve bujqesore, ushqimore etj.
Energjia elektrike eshte nje tjeter sektor, ku me eksportin e saj ka bere te mundur rritjen e te ardhurave ne vend. Ndertimi dhe dhenia me koncesion i shume HEC-ve, duke shfrytezuar te gjitha burimet hidrike ne vend, per te dhene impaktet e saj pozitive.
Ndersa importet jane mbajtur pothuajse ne te njejtat nivele, duke dhene impakte mjaft pozitive ne ekonomi.
Politika Fiskale dhe ndikimi i saj ne efektet e krizes ekonomike
• Ndryshimi i normes se tatim-fitimit eshte nje faktor pozitiv ne konsolidimin e bizneseve. Nese ai ishte ne vlera 25 %, sot mund te themi qe tatim-fitimi i bizneseve eshte vetem 10 %, eshte nderhyre tek sigurimet shoqerore 15 %, tek taksa e biznesit te vogel 1.5 %, tarifa doganore e ulur mbi 6 here etj. Cfare ka sjelle ne clirimin e ketyre bizneseve, duke i bere qe ate kapital te fituar te mos e dergojne per te paguar taksa, por per ta rigjeneruar, apo per te shtuar kapitalin e aktivitetit te tyre. Ekonomia shqiptare ne kulmin e kesaj rritjeje prej 7.5-8 per qind ne vitin 2008 sipas te gjitha statistikave te botes, pati nje rritje prej 3-4 per qind ne vitin 2009. Nese ne vitin 2004 ne gjashte muajt e pare, u mblodhen 50 miliarde leke, ne gjashte muajt e pare te vitit 2010 me taksa dhe tatime ky vend ka mbledhur 104 miliarde leke. Pra ka dyfishim te te ardhurave nga taksat dhe tatimet, ne nje kohe kur niveli i taksave krahasuar me vitin 2004 eshte dy here me i ulet si numer taksash.
Nje hap i rendesishem qe Qeveria ndermori ishte hapja e QKR-ve. QKR-ja ka ofruar dhe vazhdon te ofroje nje zgjidhje "one-stop-shop" per regjistrimin e biznesit. QKR sherben si sportel i vetem per te gjitha llojet e entiteteve te biznesit ne mbare Shqiperine, per te kryer dhe aplikuar per te gjitha proceset e regjistrimit te biznesit, duke perfshire regjistrimin e taksave ne nivel kombetar dhe vendor (bashkiak), sigurimin shendetesor dhe shoqeror, Inspektoratin e Punes dhe Institutin Kombetar te Statistikave.
Reduktimi i lejeve dhe i licencave. Nga rreth 170 licenca e leje te llojeve te ndryshme qe ishin me perpara tashme kane mbetur ne me pak se 60 prej tyre. Pra me pak fjale, nepermjet krijimit te kesaj qendre eshte eliminuar nje numer i madh lejesh e licencash. E per pasoje jane hequr barrierat burokratike te nje numri te pafundme dokumentesh, por edhe te kostove te tyre financiare.
Nje tregues tjeter i stabiliteti ekonomik, tregues i mos prekjes se Shqiperise nga kriza, apo efektet e saj, jane rritja e biznesit te huaj ne territorin e Shqiperise, cfare do te thote qe kane gjetur kushte te pershtatshme per te ushtrua aktivitetin e tyre. Kjo si pasoje e politike berjes se favorshme per keta investitore te huaj. Shume biznese te reja jane regjistruar e kane filluar funksionimin e tyre gjate kesaj periudhe, po ashtu eshte vene re se cdo vit ka patur rritje progresive. Regjistrimi i biznesit te huaj, duke shfrytezuar QKR dhe QKL e rendisin Shqiperine ne vendin e 10-te.
Krijimi i infrastruktures se turizmit si, asfaltimi i rrugeve dhe akseve kryesore, kryesisht i atyre qe lidhen me zonat turistike. Krijimin e sigurise, stabilitetit dhe mjaft kushteve te tjera favorizuese ka bere qe te rritet numri i turisteve ne Shqiperi, e per pasoje eshte rritur vlera e valutes qe futet ne Shqiperi, duke ndikuar drejtpersedrejti ne amortizimin e krizes. Vetem ne gjashtemujorin e pare te vitit 2010, numri i turisteve qe kane vizituar Shqiperine nga janari deri ne qershor, i ka kaluar 1 milion prej tyre. Kurse numri i pergjithshem i vizitoreve ne Shqiperi per periudhen janar-qershor 2009 ka qene rreth 951495 persona. Periudha janar qershor 2009 krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar ka patur nje rritje 10% ne krahasim me vitin 2008 dhe me vitin 2005 rritja eshte afersisht 2.4 here me shume.
Pra me pak fjale, politika fiskale e ndjekur nga qeveria shihet, si nje nga faktoret kryesore ne shmangien e krizes ekonomike ne Shqiperi.

Sistemi bankar
Sistemi bankar i shendetshem ka qene arsyeja qe Shqiperia ka mundur te perballoje krizen ekonomike.
Sistemi bankar i perballoi me sukses ndikimet e krizes ekonomike boterore. Faktet tregojne se fale politikes qeveritare dhe duke qene qe bankat shqiptare nuk jane pjesemarrese ne bursat evropiane dhe boterore, kane bere qe asnjera nga keto banka te mos kete probleme falimentimi, e shqiptaret te mos humbasin kursimet e tyre. Ne gjashte mujorin e pare te vitit 2010 depozitat jane rritur me mbi 10 % dhe kredidhenia eshte rritur me mbi 5 %, tregues pozitive keto te sistemit bankar.
Ne vitin 2005 borxhi ishte prej 72 % dhe u be i mundur zbritja e saj ne vitin 2008 ne 55%. Kurse ne vitin 2009 borxhi u rrit ne 59.5 %.

Masat dhe reformat e qeverise per minimizimin e efekteve te krizes
Faktore pozitiv eshte rritja e pagave dhe pensioneve, reforme e kundert ne lidhje me krizen ekonomike, apo duke e krahasuar me vende te tjera te Bashkimit Evropian.
Rritjet nga 2-12% mbi nje baze te 2-fishuar te nivelit te pagave ne arsim dhe ne shendetesi perben nje kosto qe se bashku me pensionin qe kalon 120 milione dollare ne vit, nje oferte kjo, nje mase kjo me se e konsiderueshme, jo e neglizhueshme per te luftuar varferine dhe per te shpresuar nje intensifikim te konsumit dhe te kursimeve te shqiptareve, pasi prek vetem pjesen e administrates publike.
Jane bere shkurtime ne te gjitha shpenzimet e medha te administrates, ku hoqen veturat, 19 mije dollare kushtonte nje shofer, 45 milione euro u perdoren per rritjen e rrogave dhe pensioneve shqiptareve. Fondi i pensioneve ne vitin 2004, ka qene ne 50 miliard, ndersa sot eshte ne 109 miliard.
Rritja e pagave dhe e pensioneve coi ne amortizimin e efektit te krizes ne Shqiperi, sepse shqiptaret qarkulluan te ardhurat e tyre (paga & pensione), duke mos i mbajtur stok likuiditetet e tyre.
Shpenzimet operative u ulen nga 220 milion qe ishin ne vitin 2005, ne 70 milion per vitin 2006. Ndersa ne institucionet e tjera shteterore jo qeveritare, keto shpenzime u shkurtuan vetem 30-40%, duke mbetur gjithnje me te larta se ne vitet 2001-2002. Ndersa ne ndryshimet e buxhetit te shtetit per 6-mujorin e dyte te vitit 2010", u miratua shkurtimi i shpenzimeve buxhetore me 39 miliarde leke dhe uljen e metejshme te deficitit buxhetor.
Shpenzimet operative per telefona, bileta udhetimi te klasit te pare, makina luksoze te modes se fundit, aranzhime luksoze zyrash e madje edhe prapa zyrash, me rreth 250 mije dollare, jo ne nje, por ne disa raste, pritje te pamotivuara, dieta abuzive u shkurtuan nga 45-71% ne administraten qeveritare dhe me rreth 30% ne te gjitha institucionet e tjera shteterore.
Fonde te liruara nga shkurtimi i shpenzimeve abuzive u perdoren per rritjen e rrogave dhe te pensioneve.
Prokurimi elektronik eshte nje mase tjeter e marre nga Qeveria shqiptare, ku eshte viti i dyte qe vendi yne aplikon 100% prokurimin elektronik, duke e renditur ne vendin e dyte ne Evrope, ne nje klasifikim qe u be nga organizmat nderkombetare.
Nje tjeter sihariq per ne eshte miratimi i kreditimit te Qeverise shqiptare me rreth 3.2 miliarde euro kredi per t’i investuar ne infrastrukture. Me marrjen e kesaj kredie do te behet e mundur qe vendi te pesoje ndryshime te theksuara ne infrastrukturen rrugore, ujore, energjetike etj.
Pra te gjitha keto institucione nderkombetare financiare tregojne me se miri qe vendi yne po ecen me ritme te kenaqshme ekonomike dhe ajo qe eshte me e rendesishme eshte se tashme jemi te besueshem per keto institucione nderkombetare. Kjo besueshmeri nuk ka te beje me faktin thjesht apriori, por ne faktin se Shqiperia ka krijuar burime i ka resurset qe ne te ardhmen te beje likuiditetin e tyre.
Pra gjithcka qe u permend me lart, fatmiresisht verteton me se miri se Shqiperia jo vetem qe nuk eshte ne krize ekonomike, por ka shmangur me se miri edhe efektet e krizes boterore tek ajo. Kjo na ben qe te jemi optimiste se po hedhim hapa te sigurte ne nje ekonomi te konsoliduar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›