E Shtunë, 31 Tetor 2026

S’ka rrezik për ekonominë amerikane

Sekretari i Thesarit amerikan, Timothy Geithner, deklaroi se ekonomia amerikane do të vazhdojë të rritet ngadalë gjatë 12-24 muajve të ardhshëm dhe do të bëhen përpjekje për të parandaluar një rënie tjetër ekonomike.

”SHBA-ja nuk do të përballet përsëri me një tjetër recesion”, deklaroi Geithner për gazetarët e televizionit NBC, të cilët e pyetën nëse i besonte këtij skenari.

”Ajo që është më e mundshme, është se ekonomia do të rritet gradualisht gjatë 12-24 muajve të ardhshëm”, shtoi Geithner.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›