E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekonomia shqiptare dinamike, kurse opozita patetike

Fjalët e tepërta fukarallëk. Sa herë dëgjoj socialistin Erion Braçe, më vjen një trishtim i madh. Ashtu i vogël çapaçul, simbol i mjerimit kulturor, një kryevepër e mediokritetit dhe një provokator i pandreqshëm që asnjëherë tregoi zgjuarsi, ka brenda veç mllef. Ky mllef që i errëson sytë dhe neuronet pasqyrë duke u vetëshpallur specialist në: politikë, siguri, energji, transporte, infrastrukturë dhe tash së fundmi ekspert i financave publike.
Gjithsesi, një ditë pas kryeministri Sali Berisha njoftoi zbatimin e vendimit për rritjen e pagave dhe pensioneve, ka ardhur direkt operacioni mediet i opozitës për të zhvlerësuar nismën që përfitojnë rritje pensioni 200 mijë pensionistë. Ky vendim u arrit pas përpjekjeve shumë serioze të qeverisë Berisha dhe në përputhje me premtimin e bërë, në një kohë kur pensionet janë ngrirë apo reduktuar, pothuajse në të gjitha vendet e Europës.
Mirëpo xhelozia e pashtershme ka çuar në këmbë burri i madh e i vogël Braçe që me teknikën demagogjike, të perfeksionuar tash sa kohë të zhvlerësojë nismën, natyrisht nuk flitet me fakte por vetëm me fjalë të pabazuara, fjalë pa mbështetje të dhënash, qofshin këto edhe të pasakta. Socialistët kanë qenë të qeverisur tetë vjet dhe sa herë për të rritur pagat dhe pensionet kanë marrë borxhe të brendshme (250 milionë dollarë nga Taksa “Majko” - harxhuar që të gjitha për të mbyllur vrimat e zeza qeveria socialiste në buxhetin e shtetit, përmes kontrabandës në dogana, evazionit fiskal dhe politikave të shkatërrimit të ekonomisë kombëtare) dhe të jashtme. Prej 6 vjetësh në këtë vend nuk është marrë asnjë qindarke borxh për pagat. Kështu i ka deklaruar Ministri i Financave Ritvan Bode jakobinit telematik Erion Braçe. Një ekonomi që rrit nga viti në vit të ardhurat, në një sektor si doganat, do thotë që nuk është një ekonomi që meriton lotët e krokodilave politikë, por një ekonomi që manifeston dinamizëm. Sipas njoftimeve të para të buletinit të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave për mbylljen e muajit qershor të ardhurat në Dogana u rritën me 104 %, çka do të thotë se janë 2.3 miliardë lekë të ardhura të mbledhura më shumë se qershori i vitit 2009. Këtë premierë na e dha vetë zoti Bode që theksoi se në 6 mujorin e parë të 2010-s, të ardhurat në dogana u realizuan 100%, me një rritje prej 16% më shumë se 6-mujori i pari i vitit 2009.
Sidoqoftë ekonomia shqiptare është cilësuar nga të gjithë ekspertët ndërkombëtarë, si dinamike. Sepse qeveria aktuale shqiptare ka qenë mjaftueshëm insistuese, si dhe e vendosur në reformat anti-korrupsion, për të cilat ka qenë kampione në vitet e fundit dhe të cilat duket se po tregojnë rezultatet e para. Reformat e ndërmarra nga qeveria për luftën kundër korrupsionit me taksa, tatime, prokurime, dhe regjistrimin e biznesit. Sigurisht implementimi i sistemeve elektronike për taksat, prokurimet dhe regjistrimin e biznesit, ka reduktuar në kufirin minimal mundësinë e ryshfetit dhe të gjobës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›