E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi mesazh Obamës:4 Korriku dita efitores së lirisë

TIRANE- Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i ka dërgur sot një mesazh urimi Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë.

Në mesazhin e tij presidenti shqiptar shpreh vlerësimin se 4 korriku është “dita e fitores së vullnetit natyral të njeriut dhe të një kombi për liri dhe barazi sociale.”
“Ky vullnet- vazhdon më tej mesazhi- si një nga vlerat më të çmuara të kombit Tuaj, mbetet gjithmonë një frymëzim dhe shembull i përjetshëm për të gjitha kombet.”

Duker përcjellë urimet më të ngrohta dhe në emër të popullit shqiptar, Presidenti Topi i shprehu mirënjohen e thellë të Shqipërisë ndaj “mbështetjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për integrimin tonë në NATO dhe për përpjekjet në ndërtimin e një shoqërie demokratike, të denjë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.” Më tej presidenti shpreh vullnetin dhe bindjen se me angazhimin e përbashkët, “marrëdhëniet e shkëlqyera të miqësisë dhe bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të njohin zhvillime të mëtejshme, në të mirë të dy popujve dhe vendeve tona, në interes të paqes globale dhe stabilitetit e përparimit të vendeve të rajonit të Ballkanit.”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›